Duka "mbret", merr mandatin
e pestë nga votat e shoqatave

Duka e pestë nga votat e shoqatave
">
DURRES -  Pas dy raunde votimi, Armand Duka është rizgjedhur për një mandat të pestë President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga numërimi i votave të 65 delegatëve të cilët morën pjesë në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel “Adriatik” në Durrës, Duka mori 38 vota, Fino 24, ndërsa tre vota dolën të pavlefshme. Armand Duka ka 16 vjet në krye të qeverisë së futbollit shqiptar. Megjithatë, kjo garë për Dukën nuk ishte si ato të kaluarat, pasi Bashkim Fino rezultoi një kundërshtar i fortë.

Në raundin parë, Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa katër vota ishin të pavlefshme. Pjesë e kësaj gare ishte edhe ish-arbitri Shpëtim Hala, por ai u skualifikua në raundin e parë pasi nuk mori asnjë votë, madje as votën e klubit të Delvinës të cilët propozuan kandidaturën e tij.

Pas përfundimit të procesit, kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino u shpreh se do ankimojë procesin. Sipas tij, në votim morën pjesë 12 shoqata të paregjistruara në gjykatë dhe disa përfaqësues të klubeve të cilët nuk marrin pjesë në kompeticione futbollistike. "Nuk jam i surprizuar, e prisja rezultatin. Ishte një proces i parregullt që nga votimi i 12 shoqatave të paregjistruara në gjykatë. Dhe diferenca prej 18 votash është rezultat i këtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale".

Ndërsa për Armand Dukën procesi ishte i rregullt dhe reflektoi vullnetin e shumicës. Ai tha se dilte i emocionuar dhe i lumtur nga kjo garë të cilën ai e pranoi se ishte e vështirë. "Është një emocion ndryshe, jo si ato të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, por një emocion ndryshe të cilin nuk mund ta fsheh", tha Duka. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rezultati i votimit në raundin II

 

Votuan 65 delegatë

Armand Duka   - 38  vota 

Bashkim Fino    -   24 vota

Të pavlefshme  - 3 vota 

Rezultati i votimit në raundin e parë 

Votuan 65 delegatë 

Armand Duka - 39 vota 

Bashkim Fino - 22 vota 

Shpëtim Hala -  0 vota (Skualifikohet) 

Zhvillimet minutë pas minute nga Asambleja e FSHF 

Ora 14:50 Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF 
Pas përfundimit të zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së, në ambientet e hotel “Adriatikut” u zhvillua votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Nga 23 anëtarë do të zgjidhen nëntë më të votuarit. Ajo që bie në sy është atmosfera në sallën ku po zhvillohen votimet. Ajo është thuajse bosh dhe se të deleguarit po votojnë në mënyrë të çrregullt.

9 Emrat e Komitetit Ekzekutiv

Avdyl Kuriu

Arben Dervishaj

Fatbardh Jera

Lutfi Nuriu

Vasil Bicaj

Bardhyl Minxhozi

Enkeleid Alibeaj

Edvin Libohova

Edmond Spahiu

Ora 13:10 Numërohen votat - Fiton Armando Duka me 38 vota
Armand Duka rizgjidhet për një mandat të pestë në krye të FSHF-së. Nga numërimi i votave të 65 delegatëve në raundin e dytë, Duka ka marrë 38 vota, Fino 24 dhe tre vota rezultuan të pavlefshme. 

Ora 12:40 Nis raundi i dytë i votimit
Në garë vetëm Armand Duka dhe Bashkim Fino, skualifikohet Shpëtim Hala i cili nuk mori asnjë votë në raundin e parë. Për  zgjedhjen e Presidentit të ri të FSHF votojnë 65 delegatë.

Ora 12:20 Nuk ka fitues në raundin e parë
Armand Duka dhe Bashkim Fino shkojnë në raundin e dytë. Duka mori 39 vota, Fino 22 vota, ndërsa 4 vota janë të pavlefshme. Në raundin e parë fituesi zgjidhet me 2/3 e votave, ndërsa raundi i parë zgjedh fituesin me shumicë të thjeshtë 50+1. Raundin e dytë skualifikohet kandidati i tretë në garë, ish-arbitri Shpëtim Hala i cili nuk mori asnjë votë. 

Ora 12:00 Nis numërimi i votave 

Votuan 65 delegatë

Armand Duka - 39 vota

Bashkim Fino - 22 vota

Shpëtim Hala -  0 vota (Skualifikohet)

Të pavfleshme  - 4 vota

Ora 11:40 Nis votimi për zgjedhjen e Presidentit të FSHF 
Ka nisur proçesi i votimit, i pari është thirrur emri i presidentit të Skënderbeut, Ardijan Takaj. Presidentët votojnë në radhë sipas renditjes aktuale të Superiores.

Ora 11:20 Fino ironi me Dukën: Premton se do bëjë ato që s'i bëri për 16 vite
Bashkim Fino kërkon votën e anëtarëve të Asamblesë për t'u zgjedhur President i FSHF-së. Fino premtoi se nëse zgjidhet Presidenti FSHF-së do ndërtojë 5 stadiume sipas standardeve europiane si dhe dyfishim të të ardhurave për klubet e futbollit. Sipas tij, futbolli shqiptar sot është i sëmurë dhe ka nevojë për ndërhyrje emergjente për ta shëruar atë. Duke iu referuar rivalit të tij, Armand Duka, Fino ironizoi duke deklaruar se premton se bëjë ato të cilat nuk i bëri në 16 vite. 

"Sot jemi në një ditë të rëndësishme kur përmes votës tuaj, futbolli ynë ka mundësinë të hyjë në një etapë historike, drejt zhvillimit dhe integrimit euioprian. Futbolli është më shumë se një lojë, do të thotë shoqëri e shëndetshme, me optimizëm, të bashkuar, të integruar, më shumë futboll do të thotë më pak ilaçe, më pak drogë e fenomene të dëmshme në shoqëri. 



Unë jam sot këtu për të kërkuar votën tuaj. Nuk kërkoj votën për personin tim. Unë kërkoj të më votoni për platformën dhe programin që prezantoj, për kapërcimin e një serë problemesh serioze.

Presidenti i sotëm kërkon votën pas 16-vitesh për të bërë ato që s'i ka bërë në këto 16 vite. Futbolli sot është i sëmurë, kampionati shqiptar është një nga kampionatët me besueshmëri më të ulët në Europë. Futbolli sot është i pastrukturuar dhe një lodër në duart e pak personave të pasur. Ne do ndërtojmë pesë stadiume sipas standardeve europiane", u shpreh Fino.  

Ora 11:10 Duka sulmon Finon: Është eksperiment 
Edhe pse pati shtrëngim duarsh si dhe një konsumim kafeje, duke krijuar idenë se gjithçka në këtë Asamble zgjedhore të FSHF do jetë Fair-play, në fakt ka rezultuar e kundërta. Armand Duka ka sulmuar rivalin e tij për President të FSHF, Bashkim Fino - duke i kërkuar delegatëve që të mos e mbështesin. 

Sipas tij, Fino është tifoz i një klubi futbolli dhe do rezultojë eksperiment nëse zgjidhet drejtues i FSHF-së. “Gjendem para jush dhe nuk e fsheh, plot emocion, për momentet historike që kemi kaluar bashkë, për ato momente të bukura dhe të vështira, por asnjëherë i vetëkënaqur, sepse jam i vetëdijshëm që mund të bëjmë më shumë. Ne e dimë mjaft mirë që si ata që na duartrokasin, edhe ata që na kritikojnë, futbolli i këtyre viteve ka qenë nga të paktat arritje që i ka bërë shqiptarët të thonë “o sa mirë me qen shqiptar””, tha Duka.

 


Sipas tij, “FSHF është një institucion model në vendin tonë, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar". "Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Sot keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjegjshmëri t’ia lësh në dorë FSHF-në, një eksperimenti apo një klani të organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht për postin e Presidentit të Federatës, keni në dorë ti jepni shoqërisë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër”.

Ora 10:50 Duka dhe Fino shtrëngojnë duart

[gallery]25514[/gallery]
Ora 10:30 Zgjidhet Komisioni i Verifikimeve të Mandateve
Në punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së është zgjedhur Komisioni i Verifikimeve të Mandateve.

1-Refik Halili

2-Ardjan Takaj

3-Ismet Saliaj

4-Vladimir Ajazaj

5Fehmi Mziu

Komisioni i numërimit:

Jualiana Çotaj

Kastriot Gurra

Iljaz Haxhia

Ora 10:00 Kryebashkiaku i Lushnjes: Shoqatat të mos votojnë
Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe ka kërkuar që Shoqatat e regjistruara si votuese në Asamblenë Zgjedhore nuk duhet të votojnë, pasi nuk janë të regjistruara në gjykatë.

Ndërkaq, juristi i Federatës Aldi Topçiu dhe avokati Artan Hajdari kanë sqaruar se 10 shoqata janë regjistruar në gjykatë dhe dy janë në proces regjistrimi, ndaj i kanë konsideruar në rregull në aspektin juridik këtë shoqata

Ora 09:35 Përfaqësuesi i UEFA, Surkis: Mos cenoni zgjedhjet, rrezikoni!
Përfaqësuesi i UEFA-s në Asamblenë zgjedhore të FSHF, Gregory Surkis paralajmëroi në fjalën e tij të mos cenohen zgjedhjet, pasi në të kundërt, tha ai, Shqipëria do përballet me sanksione nga UEFA dhe FIFA. Surkis rrëfeu edhe takimin me Ramën kur u shpreh se kryeministri do një institucion futbolli larg politikës. 

"Përpjekjet për të përdorur futbollin për intertes vetjak, sjell përçarje në familjen e madhe të futbollit. S'do të bëj sikur e kam ngritur këtë temë në përgjithësi. Në të kundërt do të doja të theksoja se UEFA e ka të qartë për ngjarjet që po zhvillohen në këtë Asamble të Përgjithshme. Para asamblesë kam pasur një dialog të gjatë me kryeministrin Edi Rama për këtë problematikë. Ishte një bisedë konstruktive dhe e dobishme dhe dëshira e tij ishte të hiqej cdo lloj tensioni politik për këtë fushatë zgjedhore. Ia kujtova edhe njëherë pikën 1 të nenit 14 të statutit të FIFA-s i cili detyron anëtarët e federatave për të realizuar në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë lloj ndikimi nga palët e treta zgjedhjet. Cenimi mund të shkaktojë vendosje të sanksioneve. 

Zgjedhja e presidentit të jetë në mënyrë të lirë dhe në përputhje me procedurat demokratike të cilat saktësohen në statutin e saj. Çdo lloj ndërhyrje e pabazuar politike, ndërhyrje nga ana e qeverisë do të ishte për UEFA-n e pajustifikueshme. Këto parime janë të pakontestueshme për familjen europiane dhe botërore të futbollit.  

Një fjalë e urtë thotë "pisllëku mund të mos ngrihet në ajër, por ama ngel aty..." Ndërrimi i krerëve është një nga sistemet e demokratizimit të futbollit, prandaj kjo duhet të vijë në përputhje me statutin e UEFA-s dhe FIFA-s", u shpreh Surkis. 

Përfaqësuesi i UEFA vlerësoi disa prej futbollistëve shqiptarë të cilët sipas tij kanë bërë histori në futboll. "Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Ky passion është unikal ndaj i lejon shqipërisë të zërë një vend të dukshëm në futbollin botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollistë të rëndësishëm. Më vjen në mend Panajot Pano, Altin Lala, Ervin Skela, Lorik Cana, apo yje që po dalin si Hysaj e Strakosha. Klubet shqiptare kanë zënë një vend të rëndësishëm në arenën kombëtare sidomos pas faktit që skuadra kombëtare u prezantua në Euro2016. Jam I bindur që ky sukses historic për gjithë sportit shqiptar I ka dhënë rendësi futbollit në vendin tuaj"

Ora 08:25 Zv/ministri i Arsimit: Do vijojmë financimet në futboll
"Futbolli është realitet simpatik në shoqërinë tonë, për impaktin që krijon te njerëzit. Cilësia e lojës ka ardhur duke u rritur. Mbështetja e MAS dhe e qeverisë do të vazhdojë të jetë e madhe për futbollin. Ne do vazhdojmë të mbështesim projekte dhe iniciativa. Do vazhdojmë bashkëpunimin, që nesër të kemi rezultate sa më pozitive. Shpresoj që komuniteti i futbollit të tregojë pjekuri në marrjen e vendimeve".

Ora 09:20 Një minutë heshtje për ish-futbollistët
Ditën e sotme, pas fjalës së presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka, në Asamblenë Zgjedhore është mbajtur një minutë heshtje në respekt të ikonave të futbollit që me punën dhe talentin e tyre lanë gjurmë pas.

Një minutë heshtje për ish futbollistët:

Niko Bespalla
Gjergji Thaka
Stefi Lato
Qemal Gavardari
Gjergji Kushe
Agron Haxhiraj
Tahir Kalaci
Ilir Sinani
Naim Dollaku
Vangjel Cako
Iliaz Duraku
Petraq Lakuriqi
Namik Hysi
Eqerem Hysa
Kujtim Dauti
Esat Gjoci
Agim Proda
Ilir Luarasi
Agim Lika 

Ora 09:15 Duka kërkon mandatin e 5: Duhet të fitojë futbolli
Fjalën i pari në asamblenë e FSHF e mbajti presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka i cili kërkon një mandat të pestë si President i FSHF. "Duhet të fitojë futbolli", tha futbolli. "Jemi koshientë për atë që kemi arritur dhe të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë më tepër. Përgjegjësi dhe obligim për të qenë një skuadër ambicioze drejt suksesit. Objektivat tona kanë qenë dhe do mbeten të fokusuara që nga infrastruktura. Shpresoj dhe besoj që ju do të bëni zgjedhjen e duhur, duke zgjedhur alternativën që kërkon sot futbolli shqiptar. Kam bindjen se kjo asamble me pjekurinë e saj do t’i japin shtysë akoma më fort ambicieve tona", u shpreh kandidati për mandatin e pestë si President i FSHF, Armand Duka.

Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të sigurojë këtë shumicë të përcaktuar, atëherë zhvillohet një raund i dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Këtu kandidati që fiton me shumicë të thjeshtë, 50% plus 1 të votave zgjidhet president. Në rast se dalin barazim, atëherë do të jetë shorti që do të përcaktojë fituesin.

Ora 08:20 Kush voton sipas statutit
Sipas Statusit të FSHF-së Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 65 anëtarë me të drejtë vote. 54 janë klube sportive të gjithë kategorive të futbollit dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale, 3 janë shoqata që kanë lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit.

antaret e asamblese

Komiteti Ekzekutiv
Shumë të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që përbëhet nga 11 persona, presidenti, dy zëvendëspresidentë dhe 8 anëtarë, ndërkohë që Presidenti i Shoqatës së Arbitrave zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. 23 janë kandidaturat që garojnë për vendet në organin më të lartë kolegjial që drejton dhe merr vendime mes periudhave të dy asambleve.

Asambleja e Përgjithshmë Zgjedhore e FSHF-së pritet të jetë një mbledhje e gjatë dhe me interes të jashtëzakonshëm. 

Ora 08:00 Programi i Asamblesë së sotme të FSHF

rendi dites fshf
rendi dites fshf
(Programi i plotë i Asamblesë së FSHF)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!