Duka në Report Tv: Unë kam vota, le ta provojë Basha të mos më fus në listë (nëse do dua të jem me të)! Këshilli Politik komedi! Drafti i PS-së budallallëk

TIRANË- Ndryshimet e propozuara, mbi të gjitha heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e sheh si një vrasje të partive të vogla. Megjithatë, ai është i bindur se partia e tij do të marrë votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin Lulzim Basha, si lider i opozitës së bashkuar, edhe pse ka bërë me dije se nuk e ka vendosur ende nëse do të futet në listën e PD-së ose jo në zgjedhjet e 25 prillit.

"Këtë sistem Rama e ka bërë që unë të dal më vete. Le ta provojë Basha të mos më fus, nëse unë do vendos të shkoj me Bashën. Po pres Kodin Zgjedhor për të vendosur nëse do futem me listën e PD ose jo. Basha do më fus në listë se s'ka nga të shkojë se kam vota. Me na pa nga jashtë që na thonë 'ca partie kanë këta'. Unë kam një tufë njerëzish me background politik me njerëz që i kam lëvizë në të gjithë Shqipërinë. Ka një rendje për të pushkatuar partitë e vogla, ne as një kokërr leku nuk marrim si parti të vogla, as një kafe. Me lekët e xhepit i mbajmë ato parti. Dakord që të ketë 140 parti është konkurrenca që i skarcon. Janë selektuar me kohën, ju doni s'e s'bën me lënë vetëm PS-PD-LSI. Këtë po e bën edhe Edi Rama", tha Duka, i cili theksoi se është dakord që për kualicionet të ruhet forma klasike. "Si partitë të vogla do ishte më mirë me koalicionet klasike, në fund të fundit kanë mundësi të garojnë se në këtë mënyrë na është hequr mundësia e garimit se 140 vetë ka. Kukësi ka 3 mandate, ne jemi 10, ku do i gjejmë njerëzit t'i fusim. Problem është që ky e ka bërë këtë punë për interes të vet. Kodi Zgjedhor duhet bërë për votuesit jo për forcat politike siç tha dje Gjiknuri. Këtë do të thoja edhe nëse PD do e bënte këtë punë, do e thoja të njëjtën gjë. Fakti që ai ka votat në parlament, janë "ne bëjmë ca të duam", tha ai.

I ftuar në studion e Report Tv, Duka e ka cilësuar këshillin politik si një komedi, pasi sipas tij, do përfundohet në polarizim të pushtetit. Duka shprehet skeptik sa i përket qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme për shkak të ndryshimeve që paralajmërohen.

VIDEO/Intervista e plotë

"Këshilli Politik një komedi më vete se ky burri i gjatë fare (i referohet kryeministrit Edi Rama), me koshiencë, pavarësisht se opozita jashtëparlamentare nuk gëzon asnjë të drejtë për faj të saj, ne po e diskutojmë dhe po ulemi në tryezë nën presion pozitiv të ndërkombëtarëve për të bërë atë marrëveshje në interes të shqiptarëve. Rama ia futi shkelim asaj marrëveshjeje, nuk duan të dinë asnjëri.  Nuk do i shohim hajrin këtyre zgjedhjeve se do pjellim qeveri të shtrëmbuara.  Te "Rilindja" nuk besoj, por jam i majtë. Do ishte mirë të ishim dhe ne në Këshillin Politik, të gjithë këto vendime që po merren po shkojnë në dëm të partive të vogla. Në fund të fundit po shkojnë drejt polarizimit të pushtetit. Djegia e mandateve na la në dorë të Ramës", tha Duka.

Ai e ka quajtur propozimin e PS-së për hapjen e listave si një budallik dhe për këtë ka dhënë edhe një parashikim aspak optimist.

"Budallik, nuk ka për të ndodhur asnjë rast që deputetët që janë jashtë liste, të bëhet deputet, madje ishte më e mirë me lista të mbyllura, se të paktën ishin të mbyllura e dinim jo kështu", tha Duka.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 24/09/2020 11:19

    Duka bleu partine e tij dhe tani thote I kemi votat.

    Përgjigju
  • redi: 23/09/2020 18:29

    Zoti Duka meqe i ke votat ,mos i bej presion Lulit si opozitar ,bashke me Nard,Dash e desh po dilni ne mejdan te votes dhe masni veten ,meqe po thua se i ke te sigurta votat

    Përgjigju
  • Fshatar Simpatik: 23/09/2020 18:21

    Duka ja vlen per Kryeminister eshte dhe i pashem dreqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?