Duka përgjigje për De Biazin
“I besuam dashurinë e jetës”

Duka përgjigje për De Biazin<br />“I besuam dashurinë e jetës”
Pas deklaratës së teknikut të kombëtares, italianit Gianni De Biazi se nuk do të rinovojë kontratën me Shqipërinë, është përgjigjur kreu i FSHF-së, Armando Duka.

Në një intervistë për Panorama Sport, Duka është shprehur se “I dhuruam De Biazit dashurinë e jetës”.

“Nuk e kam dëgjuar dhe nuk e di nëse është e vërtetë. Ne i kemi besuar dashurinë e jetës (Kombëtaren), çfarë mund të bënim më shumë!”, ka thënë Duka.

Më herët trajneri i Kombëtares Shqiptare, De Biazi ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me kuqezinjtë për shkak se sipas tij FSHF-ja nuk e do më.

Kur humbasim jam unë fajtori, kur fitojmë, fitojnë lojtarët”, është shprehur tekniku Italian gjatë një konference për shtyp.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria