Duka: Pak shanse për Superkupën
Skënderbeu si Italia pas Calciopolit

Duka: Pak shanse për Superkupën<br />Skënderbeu si Italia pas Calciopolit
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka deklaruar se shanset që Superkupa e Europës të luhet në Shqipëri në 2019 janë shumë të vogla, pasi gara do të jetë e fortë.
 
“Për të qenë objektiv, nga 9 kandidatë mundësitë e Shqipërisë janë diku te 11.5% për të fituar, sepse janë të gjithë të barabartë për të fituar.
 
Nuk mund të themi se ne jemi absolutisht më pretendentë sesa Franca apo Turqia, apo ndonjë shtet tjetër, gjithsesi jemi konkurrentë për të zhvilluar këtë finale”, deklaroi ai për Tch. Shqipëria shpreson që me ndërtimin e stadiumit të ri ‘Arena Kombëtare’ të presë edhe një finale Superkupe.
 
Më pas Duka ka folur edhe për paraqitjen e Skënderbeut në Europë duke e krahasuar me Italinë, e cila pas Calciopolit fitoi Botërorin.
 
“Janë bërë si Italia pas Calciopolit, që u shpall kampione bote. Edhe Skënderbeu po korr suksese të mëdha në Europë.
 
Tani kanë një ndeshje jashtëzakonisht shumë të vështirë kundër Dinamos së Zagrebit, pasi nuk kanë bërë as 50% të punës me rezultatin 1-1 në takimin e parë.
 
 I mbetet edhe rreth 70% e punës për ta bërë në Elbasan. Nëse do t’ia dalin, do të na bëjnë të lumtur”, deklaron Armand Duka.

Kujtojmë që Skënderbeut iu hoq një titull kampion nga Komisioni i Etikës në FSHF pasi u akuza dhe u gjet fajtor për disa ndeshje të manipuluara. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe