Zgjedhjet në FSHF/ Gazetari në Report Tv: Duka ka bërë çudira me Statutin e FSHF, krijoi ligjërisht futboll gjysmë amator! Rregullat i bëri si i ka leverdisur

Manipulimet në proceset zgjedhore të federatës nuk janë një gjë e re që bëhen nga FSHF-ja e Armand Dukës. E fundit ndodhi të hënën në shoqatën rajonale të Tiranës ku kandidati për kryetar Eduard Prodani braktisi zgjedhjet me pretendimin e shtimit të votuesve (anëtarëve që bëjnë pjesë në shoqatë). Kjo sepse FSHF nuk ishte e sigurtë që kandidati i mbështetur prej saj, Krenar Alimehmeti, do të fitonte.

Fation Shehu, gazetar sportiv dhe avokat, i përfshirë publikisht në mbeshtetje të Bashkim Finos në zgjedhjet për president që FSHF pati katër vite më parë, për Report TV tha se asnjë kandidat nuk mund t’ia dalë përsa kohë luan me rregullat e Armand Dukës.

“Për mua nuk është aspak e re që të ketë kontestime në zgjedhjet që bëhen nga federata. Janë të njëjtat kontestime që janë bërë katër vite më parë dhe nuk më surprizojnë. Është e njëjta fabul me personazhe të ndryshme. E Prodanit është një epidos që nuk duhej lejuar para se të shkonin në ditën e zgjedhjeve. Është shumë e vështirë që të luash me rregullat e organizatorit. Është shumë e vështirë të jesh në një proces zgjedhor ku nuk e di se kush do të votojë.”

Shehu shpjegoi edhe amullinë me numrin e anëtarëve që votojnë në shoqatën rajonale të futbollit në Tiranë. Sipas tij është e vërtetë që ka 41 anëtarë, aq sa ç’pretendonte edhe Prodani, por duke qenë se disa prej tyre kanë më shumë se 1 delegat atëherë janë 57 përfaqësues që kanë të drejtë vote.

“41 anëtarë ka shoqata e Tiranës, por nuk kanë të njëjtën numër delegatësh, por disa klube mund të ketë 2 ose 3. Të gjithë sëbashku shkojnë në 57 delegatë, ndërsa tani kanë shkuar në 67. Pra janë 10 më shumë. Duhej parandaluar situata me 10 delegatë më shumë. Shoqata e Tiranës është shumë e rëndësishme sepse ka 6 delegatë që do shkojnë në zgjedhjet për president të FSHF-së.”

Duke qenë se ky proces zgjedhor ka përfunduar në dyert e gjykatës avokati Shehu mendon se një alternativë është që të shpallet e pavlefshme, ç’ka çon që në zgjedhjet për president të FSHF-së të ketë 6 delegatë më pak nga 55 që janë gjithsej.

“Gjykata mund të vendosë të pezullohet statusi i Krenar Alihmentit (Kandidati që u shpall kryetar pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë se pezullohen edhe delegatët që do shkojnë për zgjedhjet e presidentit të FSHF-së. Por ekziston edhe mundësia që zgjedhjet të zhvillohen edhe pa këto 6 delegatë, por kjo nuk i intereson presidentit të FSHF-së. Më më pëlqen se ka një zë të fortë ligjor në këtë histori. Këtë herë kemi të bëjmë me një lloj drejtësie më të kontaktueshme se katër vite më parë.”

Në lidhje me ndërhyrjen e kryebashkiaukut të Tiranës Erion Veliajt në zgjedhjet e shoqatës së Tiranës, në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës, Shehu thotë se është legjitime. Madje sipas Shehut është Duka që ka përfituar shumë herë prej politikës dhe jo e kundërta.

“Në zgjedhjet e katër viteve më parë u ngrit miti i ndërhyrjes së politikës, por politika shpalli president Dukën. Nëse do ndërhynte politika Duka s’do ishte president. Shumë kryetarë bashkishë votuan Dukën. Ngritja e së njëjtës kauzë është bërë bajate sepse nuk qëndron çdo katër vjet.”

Gazetari Shehu mendon se Dritan Shakohoxha nuk është i duhuri për të konkuruar Dukën në zgjedhjet e FSHF-së për president.

“Nuk e di për Starovën se bën nonsens përsa kohë ka marrë një rol te Teuta. Shakohoxha është i vetëdeklaruar. Është për t’u denoncuar pjesa e tritolit, por nuk më pëlqen që tha se ‘nëse ishte kërcënim për të mos kandiduar unë nuk do kandidoj’. Do ishte më mirë që të kishte më shumë se 1 kandidat kundër Dukës. Duhen 5 propozime nga 37 për të dalë kandidat. Shumë anëtarëve u janë marrë firmat më para."

Në fund Shehu mendon se është sistemi i ndërtuar nga kjo federatë që personazhe si Igli Tare nuk vijnë për të kandiduar si president të FSHF-së.

“Igli tare është personalitet, më i sukseshmi nga shqiptarët. E kërkon Juventusi e kërkon Milani dhe me mënyrën si është organizuar FSHF-ja e ka të vështirë të kthehet në Shqipëri. Përshembull Eto u kthye në Kamerun dhe u zgjodh, por për Igli Taren është shumë e vështirë. Që të gjesh njerëz sporti sot të përgatitur është shumë e vështirë. Të paktën këtë herë të kishte një kandidat që merret me kandidatin tjetër.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
'Hetimet për Dukën do përfundojnë si fluskë sapuni', presidenti i Flamurtarit: Nuk do na çojnë gjëkundi

Për aktorë të futbollit shqiptar, siç është presidenti i futbollit të Flamurtarit Sinan Idrizi, këto hetime nuk do të sjellin asnjë zhvillim. Ai pretendon se pas 2 marsit, moment kur do jenë zgjedhjet për president të FSHF-së, çështja do bëhet si ‘fllusk sapuni’.

“Histori koti si shumë të tjera. Një histori që është fluskë sapuni me F të madhe. Janë histori koti. Këto janë histori që nuk të çojnë askund. Janë histori zhurme, presioni dhe shantazhi,”-u shpreh Idrizi.

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë