Duka President, reagon Braçe:
Do ketë fatin e Blaterit e Platinisë

Duka President, reagon Braçe:<br />Do ketë fatin e Blaterit e Platinisë<br>
Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas zgjedhjeve në FSHF, ku Duka mori mandatin e pestë. Ai thotë se zgjedhjet e sotme ishin një mundësi që të rikthehej gara e drejtë, e ndershme, e pastër dhe kurrë më e paravendosur, por e keqja, sipas tij duhet të shkojë deri në fund, pasi kështu të merr me vete.

 Braçe shprehet se e keqja do "qeverise" ende futbollin, “Sistemi mbijetoi sot por, pa asnjë diskutim do gërryejë edhe më rëndë veten,  zullumi do trashet edhe më shumë; Kështu ndodhi me FIFA-n, kështu ndodhi edhe me UEFA-n” deklaron ai.  Paralelizmi që bën Braçe lidhet me atë që ndodhi në 2015, kur Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe i UEFA-s, Michel Platini u pezulluan me nga 8 vite nga Komisioni i Etikës në qeverinë e futbollit botëror me akuzën e korrupsionit.

Gjithashtu Braçe  thotë se ligjshmëria fiskale e futbollit-hetuar e rekomanduar nga KLSH, do jetë objektivi kyç dhe, ministri i Financave do jete i pari që do dëshmoje për këtë. Duka fitoi sot mandatin e pestë, por mes kontestimeve, pasi pjesë e votimit ishin edhe shoqatat fantazmë, të paregjistruara në gjykatë.

STATUSI I PLOTE I ERJON BRACES
Me mire keshtu!

E KEQJA DUHET TE SHKOJE DERI NE FUND!

Vetem keshtu e keqja te merr me vete,

rrokulliset e shkakton thyerje te forte, dem te madh po ashtu.

Ishte nje mundesi sot qe,

demet te minimizoheshin,

administroheshin pa u perhapur edhe me,

ne te mire te futbollit;

Ishte nje mundesi sot qe,

futbolli shqiptar te merrte nje rruge tjeter,

te ndryshme nga ajo e krimit dhe korrupsionit,

krimit qe e voton dhe korrupsionit qe shperndan per krimin;

Ishte nje mundesi sot qe te rikthehej gara e drejte, e ndershme, e paster dhe kurre me e paravendosur;

Ishte nje mundesi sot qe,

pikerisht mbi garen te ndertohej ekonomi,

te merrte fund mjerimi qe shperndahet nje here si gjobe e heren tjeter si shlyerje e saj, pa dhene nje qindarke,

per shumicen derrmuese te klubeve te futbollit,

ndare miliona euro per nje apo dy te tille,

kthyer gjithcka ne nje biznes ordiner bastesh nga i cili,

perfiton vec nje dhe, onturazhi i tij gjithashtu.

NATYRISHT

ISHTE PARAVENDOSUR-SI NE TE GJITHE SISTEMIN XHANEM, QE E KEQJA TE SHKOJE DERI NE FUND!

E keqja do "qeverise" ende futbollin!

Sistemi mbijetoi sot por,

pa asnje diskutim do gerryeje edhe me rende veten,

zullumi do trashet edhe me shume;

Keshtu ndodhi me FIFA-n, keshtu ndodhi edhe me UEFA-n.

Ka nje dite kur gjerat permbysen!

Permbyset edhe sistemi me kriminal-mafioz,

permbyset edhe me i pushtetshmi,

permbyset grushti i oligarkeve pa lidhje me sportin me popullor ne vend e ne bote!

Sistemet kriminale ngjallin revolte,

oligarket kundershti te madhe,

por edhe reagim te forte ligjor.

Te jeni te bindur qe kjo dite nuk do jete pas kater vitesh!

Deri atehere do kete plot gjera per te bere.

Kisha vendosur te paraqisja amendime te rendesishme per financimin e sportit, futbollit posacerisht.

Nuk kam ndermend ta shtyj me tej;

E thjeshte, krijimi i mundesive per me shume financim nga fitimet e sipermarrjeve te cliruara pjeserisht nga taksat,

me keta qe kontrollojne futbollin, mund te kthehet ne nje lavanteri te madhe parash te pista, ardhur nga krimi me i ndyre e korrupsioni-ne rastin me te keq, do shkojne dem e do humbin-ne rastin me pak te zi, ate te perdorimit ne nje gare te paravendosur.

Natyrisht,

ligjshmeria fiskale e futbollit-hetuar e rekomanduar nga KLSH, do jete objektivi kyc dhe, ministri i Financave do jete i pari qe do deshmoje per kete.

Parate publike qe per fat te keq jane te vetmet qe financojne futbollin anekend vendit permes bashkive, fondeve grant apo te krijuara nga taksat e qytetareve, do kalojne ne site, diten qe miratohet buxheti.

Pa asnje diskutim qe parate publike duhet te financojne sportin, futbollin gjithashtu, por ate te femijeve, te rinjve, jo futbollin e korruptuar, garen e korruptuar me futboll nga e cila bashkite po humbin parate publike nga Shkodra ne Tirane, ndersa Armando Duka i vetem fiton me Sistemin e tij!

Kete do bej une!

Eshte pak por me mire ndershem se sa korruptueshem!

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!