Duka: Rama kërcënon shqiptarët me vdekje nëse humbet zgjedhjet, asnjë kompani e prodhimit të vaksinave anti-COVID nuk bën kontratë me individët në qeveri

Duka: Rama kërcënon shqiptarët me vdekje nëse humbet zgjedhjet, asnjë kompani e prodhimit të vaksinave anti-COVID nuk bën kontratë me individët në qeveri

Agron Duka

Deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili tha se shqiptarët rrezikojnë t’u ndërpritet vaksinimi në rast se ai humbet zgjedhjet më 25 prill, për kreun e PAA Agron Duka është kërcënim me vdekje.

Sipas Dukës kjo dëshmon mentalitet qeverisës kriminal për pushtet absolut dhe të përjetshëm. Ndërkaq Duka siguron se asnjë kompani e prodhimit të vaksinave në botë s’bën kontratë me individët në qeveri, por me vetë qeverinë.

"Rama po kërcënon shqiptarët me vdekjen.  Deklarimi i tij se po humbi ai  zgjedhjet,  do të ndërpritet vaksinimi,  dëshmon një mentalitet qeverisës kriminal për pushtet absolut dhe të përjetshëm.  Kjo sepse:1.Asnjë kompani e prodhimit të vaksinave në botë nuk bënë kontratë me individët në qeveri por me qeverinë e çdo vendi.

2. Kontratat e blerjes së vaksinave janë  marrëveshje ligjore jo fotografi personale.

3. Keq përdorim i vaksinave për mbijetesë personale - është moralisht i turpshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.

4. Prova konkrete se vaksinimi nuk ka të bej me rotacionet politike është Qeveria Kurti në Kosovë e cila sapo mori një mbështetje të konsiderushme vaksina nga projekti global i Covax.

Rilindasi në ikje po lë pas dështimin edhe psikologjik, duke zgjedhur si aleat të tij kërcenimin me vdekje të qindra mijëra shqiptarëve që nuk e kanë bërë akoma vaksinën. Ky kërcenim kriminal është prova më e qartë për çdo shqiptarë përse rotacioni është jo vetëm i domosdoshëm por edhe i menjëhershë.

Ndryshimi do të ndodh  me votë plebishitare. T'a shpëtojmë të ardhmen tonë nga ky model qeverisje që pasi ju vodhi shqiptarëve disa miliardë lekë, euro apo dollarë, pasi ju vodhi shpresën dhe të ardhmen evropiane, i kërcënon shqiptarët se do t'ju marr edhe jetën po nuk votuan atë dhe vetëm atë që sic thotë edhe vete është "lypsari më i madh' i shqiptarëve. Me këtë kërcenim kriminal -  "Rilindasi i frikës dhe vdekjeve" tregon se ka lypur gjithmonë për lavdin dhe pushtetin e tij personal, por  i ka varfëruar më shumë shqiptarët”, thotë Duka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic