Agron Duka ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka ironizuar dhe thumbuar duke e cilësuar si gjeli i pularive apo si një kandidat të lodhur, që nuk ofron asgjë për Durrësin.

Duka shkruan se Rama është kthyer në gogolin e shqiptarëve dhe se në 8 vite ka përfaqësuara krimin dhe oligarkët, kurse për vetën e tij shprehet se është njeri i mirë dhe miqësor me njerëzit e Shijakut dhe Durrësit.

"Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

- Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

- Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

- Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite  qeverisje?

Ja ta them unë:

 - Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

- Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo", shkruan Duka.