Rama me kandidatët në Durrës: Ekipi ynë përfaqësues! Lefter Koka zgjodhi njerëzit dhe qytetin e tij! PD me trekëndëshin Gon Duka-Paloka-trafikant heroine

 Kryeministri Rama ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar  takimin me kandidatët e 25 prillit, aty ku pas Vlorës do të kandidojë edhe vetë. Gjatë prezantimit të skuadrës, kryesocialisti nuk la pa komentuar edhe përfaqësuesit e PD-së në këtë qark ku duke i krahasuar me ish deputetin e ndjerë Bashkim Kopliku, si një nga figurat e demokratëve më të respektuar të Durrësit, kjo parti për të ka degraduar në një trekëndësh që përfshin Agron Dukën, Edi Palokën dhe  Trafikantin e heroinës.

"Ç'është ky trekëndësh mes Gon Dukës, Edi Palokën dhe një Trafikanti heroinë i ardhur nga Zvicra që tund 2 gishtat atje për kë? Kur mendoj që e djathta këtu ka pasur fytyrën e zërin e Bashkim Koplikut. Një qytet që ishte identifikuar me të djathtën, që i jepte Kuvendit shqiptar emra qytetarie sot pas 30 vitesh sjell Palokën. Sot Paloka 1 në Durrës. Si mundet që një familje demokratike të votojë Palokën?", tha Rama

Po kush është trafikanti i heroinës që përmendin Rama? Kryeministri duket se i referohet Rezart Tushës, i cili është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës dhe rezulton të jetë në person  problematik me ligjin. Tusha është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë. Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë. Për këtë arsye ai është ndaluar të hyjë në  Zvicër prej 5 vitesh. Gjithashtu Rezart Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si  drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

Teksa u ndal te Lefter Koka, i ardhur nga LSI, Rama tha se ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Rama i cilësoi prurjet nga LSI si persona që në fakt kanë qenë ura dhe jo hendeqe mes PS dhe LSI, për të qenë bashkues dhe jo përçarës mes socialistëve.

"Ne e dimë historinë e ndarjes në familje brenda së majtës dhe më vjen mirë që në këtë histori ndarja bashkimi mes PS dhe LSI ka pasur disa njerëz që kanë qenë ura dhe jo hendeqe, për të qenë bashkues dhe jo përçarës dhe kur gjërat kanë shkuar keq nuk janë bërë zëdhënës të së keqes. Kur LSI ka ribërë atë që ka bërë disa herë por këtë herë në formën më brutale kanë vendosur që të zgjedhin jo thjesht PS, por të zgjedhin njerëzit e tyre, arsyen dhe të zgjedhin qytetin e tyre, të ardhmen e  punëve", tha Rama.

Nga Durrësi, Rama tha në Durrës  se tashmë Partia Socialiste duhet të vazhdojë më shpejt përpara. Rama vlerësoi figurat e Milva Ekonomit dhe Klodjana Spahiut.  Rama tha se skuadra e PS-së është një skuadër që ka mesazhe të qarta për të gjithë kategoritë, është një skuadër që flet shumë fort dhe bindshëm grave dhe vajzave të Durrësit, Krujës dhe Shijakut”

“Dy mike, kolege dhe zonja të mirënjohura dhe të nderuara jo vetëm nga qytetarët e Durrësit por nga i gjithë opinioni publik,. Nga njëra anë Milvën, ministren aktuale të Bujqësisë, karriera e së cilës që ska nevojë për koment. Nga ana tjetër Klodin, doktoreshën tonë që është një model qytetar, profesionist dhe aktivist. Klodi ka bërë një hap të madh dhe jo dhe aq të lehtë në kohën që është përfshirë në skuadrën tonë herën e parë. Ka lënë profesionin, për të përfaqësuar këtë komunitet dhe ajo çka është e admirueshme tek Klodi është se deri më sot në kaq vite që kontribuon me kaq pasion, me atë pjesë të aktivitetit të parlamentit ku ajo ka rolin e saj, asnjëherë se kam dëgjuar të kërkojë çfarëdoqoftë për vete, por e kam dëgjuar të këmbëngul për çështje që lidhen me ecurinë e shëndetësisë dhe halle me probleme që lidhen me komunitetin këtu, por edhe me njerëz që kanë pasur nevojë për kujës. Në këtë skuadër, përveç, Milvës dhe Klodit, kemi dhe Anën, ajo ka qenë një aktiviste e skuadrës sonë këtu në Durrës, vijimësisht, pasi është kthyer nga jashtë ajo është angazhuar dhe ka qenë pjesë e skuadrës së vitit 2017. Pa kërkuar asnjëherë asgjë, më shumë se sa mundësinë për të kontribuar, kemi Kejdën. E nisa nga gjysma më e mirë, e çdo situata kur flitet për burra dhe për gra, sepse gratë dhe vajzat janë gjysma më e mirë e kësaj shoqërie, ashtu sikundër gratë, motrat, janë gjysma më e mirë e një familje. Ne këtu jemi së bashku, me disa deputetë të cilët janë përsëri në skuadrën tonë dhe që përfaqësojnë pikërisht angazhimin me komunitetin, atë që është një karakteristikë që normalisht të gjithë duhet ta kenë në lartësinë e duhur, që marrëdhënia me njerëzit nuk shihet në fushatë dhe mbaron kur mbarojnë zgjedhjet. Ajo duhet të jetë e përditshme dhe në këtë aspekt jam i kënaqur me punën e tyre, kontributin e tyre, që kanë bërë që qoftë në bashkinë e Krujës dhe Shijakut të kemi njerëz të përkushtuar. Më vjen mirë që në skuadrën tonë bashkohen dy durrsakë, që janë të njohur. Albani do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e ekonomisë dhe financave në parlament. Ai nuk ka kërkuar gjë për shtetin, por ka qenë vijimisht dikush që dijet dhe aftësitë e tij i ka vendosur në dispozicion të profesionit dhe përmes kësaj ka arritur sukses tek njerëzit. Sigurisht që na ka ndihmuar në të shkuarën me mendimet e tij, opinionet, për klimën e biznesit, marrëdhëniet biznes administratë", vijoi Kryeministri. 

Shefi i socialistëve u bëri thirrje durrsakëve që të mbështesin Partinë Socialiste për të mos lënë përgjysmë projektet e nisura nga kjo qeveri për ndryshimin e Shqipërisë.

"Votoni që të vazhdojnë projektet, për t’i shëruar krejt  plagët e tërmetit dhe ne do të harxhojmë ditë dhe natë për të bërë Durrësin atë që meriton të jetë", u shpreh kryeministri.

VIDEO/Aktiviteti i plotë 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
Rama: PD, me një trekëndësh Gon Duka-Edi Paloka-një trafikant heroine në Durrës

 

Në Durrës, duke komentuar listën e Partisë Demokratike atje, Kryeministri Rama tha se PD përfaqësohet nga një trëkëndësh i tillë me 3 emra si Agron Duka, Edi Paloka dhe një trafikant heroine.

"Ç'është ky trekëndësh mes Gon Dukës, Edi Palokën dhe një Trafikanti heroinë i ardhur nga Zvicra që tund 2 gishtat atje për kë? Kur mendoj që e djathta këtu ka pasur fytyrën e zërin e Bashkim Koplikut. Një qytet që ishte identifikuar me të djathtën, që i jepte Kuvendit shqiptar emra qytetarie sot pas 30 vitesh sjell Palokën. Sot Paloka 1 në Durrës. Si mundet që një familje demokratike të votojë Palokën?", tha Rama.

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 12/03/2021 19:06

    PALOKA ESHTE NJE PIS NJERI O RAMA,,,,PIJANEC ORDINER DHE BIXHOZCI....PTU,PTU,PTU,PTU.....RRACE E KEQE..

    Përgjigju
  • deshtaku: 12/03/2021 14:14

    C'fare degradimi dhe katandisje per nje president,o Zot c'fare neverie!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë