Duka: “Tifozat Kuq e Zi” do të rikthehen në stadium për Kombëtaren

Duka: “Tifozat Kuq e Zi” do të rikthehen në stadium për Kombëtaren

Tifozat Kuqezi

Në pritje të vendimit të vetë tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”, presidenti I FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se tifozët do të jenë në stadium për ndeshjet e Kombëtares shqiptare edhe kur luan brenda.

Ka përfunduar takimi mes Dukës, drejtuesve të policisë dhe grupimit të tifozëve të kombëtares, i njohur si TKZ. Pas takimit Presidenti Duka foli për mediat.

Ishte diskutim i gjatë, të shpresojmë edhe frytdhënës?

Duka: Ishte takim i domosdoshëm me grupimin. Kishim një qëllim të përbashkët. Të ndihmojnë kombëtaren tonë të futbollit. Jemi në një klimë të re për t’i bërë gjërat sa më mirë.

Pati premtim për rikthim të TKZ?

Duka: Ato do të jenë në stadium. Kishin kërkesat e tyre por do t’i rregullojmë.

Çfarë u garantua nga policia?

Duka: U garantua sjellje korrekte ne bazë të ligjit. Më pak prezencë në shkallët e stadiumit nga ana e tyre. Kërkesa e tifozëve kjo është, të ketë korrektesë. Mos të ketë dënime në grup por individuale.

Do të ketë plan të përbashkët me policinë edhe për kampionatin kombëtar?

Duka: Jemi gjithmonë në bashkpunim me policinë. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet pa miratimin e tyre. Edhe në Kategorinë Superiore, por edhe në të gjithë ligat më poshtë.

Kombëtarja është para ndeshjeve të rëndësishme. Do i kemi tifozët?

Duka: Të gjithë tifozët do i kemi, patjetër.

Diçka për strukturën e kampionatit?

Duka: Deri sot nuk kam parë asnjë kërkesë nga asnjë klub. Në qoftë se ka, do t’i mirëpresim. Në kampionatin që vjen nuk mund të ketë pasi janë gjëra që janë miratuar.

Urimi për këtë fund kampionati ?

Duka: Është urimi i njëjtë si në fillim. Të fitojë më i miri. Ta shohim të gjithë garën me sportivitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë