SHKODER – Plumbat i kanë marrë jetën sot një vajze të re 17-vjeçare dhe gjyshit të saj. Motivi i ngjarjes së rëndë, që ndodhi në lagjen Kasnet të fshatit Kir të Dukagjinit, mendohet të jetë gjakmarrja. Policia bëri të ditur se Marie Çuku vdiq menjëherë ndërsa Kol Çuku, 70 vjeç, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi kur dy viktimat ndodheshin në arë dhe po punonin.
Dyshimi për gjakmarrje bazohet në faktin se Çuku, i biri i Kolës, në vitin 2008 ka vrarë me armë zjarri Ndoc Prronin në oborrin e shtëpisë së tij. Për këtë ai është arrestuar nga policia dhe po vuan duan dënimin.
Mësohet gjithashtu se forcat e rendit kanë arritur të identifikojnë autorët e vrasjes së dyfishtë por nuk i kanë bërë publik emrat e tyre. Ndërkohë, kanë nisur përpjekjet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com