DUKAGJIN - Vijon në ditën e tetë operacioni policor antikanabis në Malësinë e Dukagjinit. Aksioni ditën e sotme ishte i përqëndruar në fshatin Bruçaj të komunës Plan, në komunën Shllak dhe Temal, gjatë së cilit u asgjësuan 4965 bimë narkotike kanabis sativa.
Lënda narkotike u zbulua dhe u asgjësua në zona të ndryshme mes të cilave 1350 bimë kanabis sativa në në fshatin Bruçaj të komunës Plan si dhe 3615 bimë narkotike në komunën Shllak dhe Temal.
Në këtë ditë të operacionit janë angazhuar 150 forca policore operuese, 21 automjete si dhe 3 skafe mes të cilëve forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, forca të FNSH, oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë krimininalistë, dhe forcat speciale RENEA.
Sipas policisë, 1350 bimët narkotike të komunës Plan, u gjetën në një zonë të pyllëzuar, tepër të thepisur, me rrugë shumë të ngushta dhe të rrezikshme për tu kaluar, faktor të cilët rritën ndjeshëm vështirësinë e depërtimit të forcave policore për në vendin e ngjarjes, në një udhëtim që zgjati në vetëm në njërin kah të lëvizjes mbi 4 orë. Lëvizja e forcave policore u bë nga Lumi i Kirit, nëpërmjet Malit Maranai për tek lugina e Përroit të Cutit.
Efektivët blu sqarojnë se pasi u bë krehja e gjithë kësaj zonë, nga policia u bë e mundur gjetja e 1350 bimëve të dyshuara kanabis sativa, si dhe u konstatuan dy stane, pranë të cilëve ishin ndërtuar dy sera, të dyshuara se përdoreshin për tharje të bimës narkotike. Nga kontrolli i ambjenteve të këtyre staneve janë gjetur sende të kundraligjshme.
Këto bimë, me gjatësi 1-2.5 metra e gjatë, u gjetën të kultivuara në 5 percale, ndërkohë që për ujitjen e tyre uji transportohej me tuda plastike rreth 1 km larg. Bimët u gjetën në fund të luginës, pranë Përroit të Cutit.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe proceduriale nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kriminalist, u bë asgjësimi me djegie i bimëve narkotike, ndërsa ky operacion policor raportohet se është kryer me sukses dhe pa probleme.
Ndërkohë, në zonën e Dukagjinit, kanë operuar edhe disa grupe të tjera të ngarkuara me detyra për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në Komunën Shllak dhe Temal. Në përfundim të këtyre operacioneve nga ana e këtyre forcave u bë i mundur asgjësimi i 3615 bimëve kanabis sativa, të kultivuara në 18 parcela.
Në total, gjatë këtyre 8 ditëve aksion antikanabis në Malësinë e Dukagjinit, janë asgjësuar 115 000 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë sipas policisë, operacioni do të vijojë edhe në ditën e nesërme, ku do të shtrihet në disa zona të Komunës Shllak, Plan dhe Shosh.
Ndërkohë po sot është arrestuar edhe kryeplaku i fshatit Bruçaj, Mhill Demaj, 57 vjeç, nuk ka kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat.

Dukagjini në ditën e 8, në pranga të policisë një tjetër kryeplak
Një tjetër kryeplak ka rënë në praga të policisë, ndërsa vazhdon aksioni anti-kanabis për të 8 ditë në zonën e Dukagjinit. Drejtoria e Policisë së Shkodrës njofton se ka bërë ndalimin e shtetasit Mhill Demaj, 57 vjeç, banues në fshatin Grunë e Re, Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë me detyrë Kryeplak i fshatit Bruçaj, Komuna Pult, nuk ka kryer detyrën për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat.
Ndërkohë në ditën e 8 ka vijuar operacionin policor për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike në zonën e Dukagjinit.
Në operacion aktualisht janë të përfshira 147 forca policore, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe të forcave speciale RENEA. Në dispozicion të këtyre forcave janë vënë 20 automjete, si dhe 3 mjete lundruese për transportin e tyre përgjatë liqenit në Koman.
Gjatë ditës së sotme po bëhen kontrolle në tre komuna, përkatësisht në Komunën Temal në fshatin Toplanë, në Komunën Shllak në fshatin Benë dhe në fshatin Bruçaj të Komunës Pult.
Në përbërje të këtyre forcave janë edhe oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, për kryerjen e veprimeve procedurale për të gjitha rastet e evidentuara.
Deri tani është mundësuar asgjësimi i 1000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, kryesisht në fshatin Benë, Komuna Shllak.
Ndërkohë gjatë 8 ditëve të këtij operacioni të gjerë të zhvilluar në Komunat e zonës së Dukagjinit, nga forcat e policisë janë asgjësuar rreth 115.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO