Mbi 114 mijë rrënjë kanabis janë asgjesuar gjatë aksionit në qarkun e Shkodrës brenda një jave, ndërkohë që nga fillimi i muajit qershor në total janë sekuestreuar mbi 185 mijë rrënjë.
Në ditën e sotme janë përfshirë në operacion edhe 3 skafe, të cilat do të lëvizin në zonën e Vaut të Dejës, krahas angazhimit të 145 forcave policore operuese, 20 automjete, për zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike në këtë zonë. Operacioni pritet të zhvillohet në zona të largëta nga qendrat e banuara dhe në terren të vështirë malor.
(Në foto: Aksioni antidrogë i policisë në Dukagjin) Foto të tjera
Po ashtu në mbështetje të forcave policore operuese për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike do të jenë edhe dy grupe të Repartit Special RENEA, të cilët do të sigorojnë zonë e operimit.
(Në foto: Aksioni antidrogë i policisë në Dukagjin) Foto të tjera
Ndërkohë, lidhur me rezultatet më të fundit të operacionit të ditës së djeshme, i kryer në fshatrat e Komunës Pult, bëhet e ditur se nga veprimet hetimore ka rezultuar se janë asgjesuar 23052 bimë kannabis sativa, ndërsa në total gjatë këtyre shtatë ditëve, siç deklaroi edhe drejtori i policisë në Shkodër, Shaban Nexhi, janë asgjësuar në zonën e Dukagjinit 99 960 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Po ashtu sipas policisë janë sekuestruar edhe 3 armë luftarake dhe 4 kg boçe marjuane.
(Në foto: Dita e 7-të e operacionit antidroge ne Dukagjin)
(Në foto: Aksioni antidrogë i policisë në Dukagjin) Foto të tjera
(Në foto: Lënda narkotike e asgjesuar në Dukagjin) Foto të tjera
Ditën e djeshme A1 Report mundi të zbulojë foto të helikopterit të policisë, i qëlluar së bashku me atë të Ministrisë së Mbrojtjes në ditën e dytë të aksionit. Në fotot dhe informacionet e siguruara nga A1 Report bëhet e ditur se helikopteri policor ishte goditur me 7 plumba dhe kishte bërë një ulje të detyruar në një nga arat në Dukagjin, pasi nuk është në gjendje për të lëvizur.
(Në foto: Helikopteri i sulmuar në Dukagjin)
Lidhur me sulmet ndaj helikopterëve, policia ka arrestuar dy persona, Pal Dushku dhe Fatmir Shpati, ndërsa po në pranga të policisë ka rënë edhe kryeplaku i fshatit Plan, Gjon Bungu, për moskallëzim të mbjelljes së kanabisit si dhe shpërdorim detyre.
(Në foto: Helikopteri i sulmuar në Dukagjin)
Ndërkohë vijon puna për arrestimin e personave të tjerë pjesë e grupit të zjarrit të identifikuar nga policia.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)