Deputetja e gafave 'intervistë' me telefonin në vesh! Kolegët: Majlinda, zonjë e mençur dhe e bukur! (VIDEO)

TIRANE - Dy javë më parë, Majlinda Halilaj, deputetja që zuri vendin e Lulzim Bashës, mbajti një fjalim në Kuvend, plotë gafa.

Sot, duke qenë se javën e kaluar, nuk kishte parlament pasi një herë në muaj deputetët kanë javën për qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre e më pas për t’i ngritur në foltoren e Kuvendit, Halilaj u pyet nga gazetarët, se çfarë problematikash kishte marrë nga qytetarët.

Halilaj u shfaq në oborrin e Kuvendit, duke folur në telefon, ndërsa gazetarët tentuar t’i merrnin një prononcim se cfarë problemesh kishte marrë nga qytetarët, në mënyrë që t’i ngrinte në Kuvend.

Duke mos e shkëputur asnjë moment telefonin nga veshi, Halilaj, nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve.

Të vetmen përgjigje që dha ishte lidhur me fjalimin që mbajti dy javë më parë, duke thënë se nuk kishte ndodhur asgjë.

Por çfarë mendojnë kolegët deputetë për fjalimin plot gabime të Majlinda Halilajt?

Bujar Cela: Unë asaj koleges i them e respektoj, e inkurajoj herë tjetër të jetë më dinjitoze.

Ervin Bushati: Çdo deputet është i vlerësuar, por unë ndaj jam në PS, se deputetët tanë përfaqësojnë më mirë elektoratin. Lista jonë e pestë është më e mire së e PD shkoni pyesni Partinë Demokratike.

Kujtim Gjuzi: Majlinda është zonjë e mençur, e bukur dhe deputete e kuvendit

Ulsi Manja: Faleminderit!

Dy javë më parë, Halilaj teksa fliste për projektligjin e mazhorancës për “Koorporatat e investimeve”, ajo bëri gafa të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Koorporatë”, duke e shqiptuar “Koperatë”. Pasi video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend, reagoi edhe e zonja e gafave përmes një postimi në Facebook.

Duke të dashur që të korrigjonte gabimet dhe justifikuar, ajo deklaroi se gabimet i kishte bërë pasi kishte pasur probleme shëndetësore me njërin sy, e kjo kishte bërë që të mos ishte e qartë për qytetarët. Në postimin e saj në Facebook, deputetja shkruan se gabimet janë për njerëzit dhe se askush nuk është perfekt. Më tej, Halialaj shkruan se njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë. Por, ajo që bie në sy, është se teksti që ka shkruar në Facebook, ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, duke e bërë akoma më të qartë se deputetja nuk di jo vetëm të lexojë por as të shkruajë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 28/10/2019 13:38

    Eh bjondet....

    Përgjigju
    • Tani: 28/10/2019 14:45

      Eshte brune, i ka te lyera

  • Kafsha: 28/10/2019 12:38

    Tani ka dale në mode qe baj gat deputetë sapo shikojne gazetarë nxjerrin telefonat dhe bejne sikur flasin, për ti hequr qafe.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 28/10/2019 12:03

    Ska faj ajo qe Koperata e ven te lexoj fjalimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie