TIRANË- Largimin nga politika, kryeministri Edi Rama e shikon si një moment lumturie në jetën e tij, por thotë se ka ende punë që duhen bërë.

“Sa herë mendoj unë 'Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur', problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna këtu, puna atje", shprehet kryeministri Rama në Podcast

I ‘zhveshur’ nga kostumi i kryeministrit, Edi Rama flet për pasionin e tij për artin. Në podcastin ‘Flasim’, kreu i qeverisë rrëfeu mbi artin e të bërit pikturë. Larg ‘detyrës’, kreu i qeverisë thotë se arti është relaksues dhe i mundëson që të shkëputet qoftë edhe për pak nga ‘realiteti’.

Rama thotë se futet në ‘shpellë’ dhe duke i pasur duart me baltë e ngjyra e ka luksin që të shkëputet dhe të mos e prekë celularin.

"Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama në podastin ‘Flasim’.

E madje gjatë kohës që ishte në Podacst, kreu i qeverisë kishte hedhur në letër disa vizatime. 

1731144356_edirama.jpg