VKM/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë! Rritet mbështetja me 1 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar

Duke filluar nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 gra. Paketa e qeverisë parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike edhe për të moshuarit mbi 65-vjeç që nuk përfitojnë pension pleqërie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur vendimet e qeverisë për përfituesit e Paketës së dytë të Rezistencës Sociale. Duke folur për mbështetjen e këtyre grupeve në nevojë, Ministrja Manastirliu tha se me vendimin e sotëm, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale do të mundësojë rritjen për herë të dytë brenda vitit të ndihmës ekonomike për të gjitha kategoritë. 

“Nga data 1 Tetor rritet me 10% masa e pagesës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet, të cilat janë përfituese nga programi i asistencës sociale. Gjithashty dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. Nga ana tjetër kemi vendosur të dyfishojmë gjithashtu pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit të cilët janë pa pension pleqërie apo pa pension social. Janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga rritja e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë”, thaManastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se me Paketën e re, do të rritet mbështetja për endergjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuar. 

“Një tjetër vendim i rëndësishëm sot është marrë nga qeveria në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike, për kompesimin e masës së ndihmës për energjinë elektrike për personat të cilët kanë status të aftësisë së kufizuar paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompesimin për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetjeje për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë që e kanë këtë masë mbështetjeje nga statusi dhe gjithashtu për personat e verbër të kategorisë së parë kjo masë mbështetjeje shkon nga 2,000 lekë të reja që është aktualisht, në 3,000 lekë të reja. Ndërsa përsa i përket personave të cilët kanë status të verbër të kategorisë së dytë nga 1,400 lekë të reja që është sot, shkon në 2,400 lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona, të cilët përfitojnë nga statusi”, tha Manastirliu.

Pas rritjes 10% të pagesës së ndihmës ekonomike në Janar 2022 dhe dyfishimit dhe trefishimit të saj për kategori të caktuara, si nënat me shumë fëmijë, jetimët, vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit, etj, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale mundëson rritja e pagesës së ndihmës ekonomike me 10% për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë; dyfishimin e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar pa pension pleqërie dhe pa pension social.

Paketa e Rezistencës Sociale mbështet gjithashtu rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5% të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar si dhe rrit mbështetjen për energjinë për mbi 12 mijë persona të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjecc pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja