MIRDITË- Në sofër mirditore e duke pirë raki siç e do zakoni. Deputetja e koalicionit të Partisë Demokratike Elda Hoti, gjatë një intervistë në emisionin “N’kohë “me moderatorin Ermal Qori, ka suprizuar publikun me mikpritjen mirditore.

Me sofrën shtruar e gotat me Raki, Hoti ka treguar se përse ka preferuar të zhvilloj intervistën në këtë formë.

"Jo vetëm se jam përfaqësuese në kuvend si deputete por edhe pse jam nuse mirditore. Zgjodha të ftoj në vendin ku miku nderohet dhe respektohet. Këtu miku nderohet me të gjitha të mirat, dhe është në besën e mirditorit. Kështu që edhe sot ti je në besën time-tha deputetja.

Për herë të parë, deputetja Elda Hoti tregon sfidat dhe sulmet gjatë fushatës elektorale.

"Për herë të dytë mirditorët më votbesuan. Kam mar 866 vota pa krahasuar edhe sulmet që kishim brenda partisë, por edhe me partitë e tjera. Nuk ishte garë e lehtë, isha e fundit në listë”, shtoi ajo.

Ndërsa pyetjes se si është sot raporti me LSI-në pas akuzave  ku cilësohej tradhtare duke pranuar mandatin e deputetes në “opozitën e re “,Hoti shprehet se nuk ka asnjë kontratë me atë forcë politike”.

”Unë nuk e kam hedhur poshtë Ilir Metën, edhe pse u anatemuam si të shitur. Unë nuk shkova me një kontratë të përhershme që mund të qëndroja aty…në një moment të vështirë të demokracisë unë vendosa prioritet vendin tim dhe jo partinë-tha ajo.

Intervistën e plotë me deputeten Elda Hoti në emisionin “N’kohë” mund ta ndiqni në linkun bashkëngjitur.