Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Itali, ku për pasojë ëshë arrestuar një shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë. Shqiptari tërhoqi vëmendjen e karabinierëve pasi në dukje ishte i qetë por vazhdimisht kalonte përpara stacionit të trenit në intervale të shpeshta kohore.
Falë nuhatjes së qenëve të trajnuar, është bërë e mundur kapja e shqiptarit të cilit pas kontrollit të bërë iu gjet drogë. Pasi vuri re se u pikas nga policia, i arrestuari tentoi të arratisej duke shtyrë njerëzit që kishte përpara teksa vraponte, shkruajnë mediat italiane.
Pas kontrollit të parë personal, u gjet e fshehur në rroba një mbështjellës me 2 gramë kokainë. Zbulimi bëri që ushtria të zgjeronte kontrollin në shtëpinë e shqiptarit, ku u gjetën edhe 15 gramë të tjera, si dhe i gjithë materiali për paketimin e dozave individuale. Burri u arrestua më pas nën akuzën e shpërndarjes së drogës dhe tentativës për t'u arratisur.