Ndërkohë që Princi Louis s’është ende tre muajsh, po përflitet që dukesha Kate Middleton është sërish në pritje të ëmbël. Kidstime.al shkrua se burime pranë çiftit thonë se ajo është shtatzënë me fëmijën e katërt. Kate ka gjithë shenjat dhe më parë, ajo dhe William kanë thënë se duan katër fëmijë. Në fakt, William do pesë, por Kate mendon se katër janë mjaftueshëm.
Çifti ka dy djem, Princin George, katër vjeç dhe Princin Louis, dy muajsh dhe mesa duket, shpresojnë ta bëjnë Princeshën Charlotte, 3, me një motër. Siç është vënë re, Kate ka filluar të veshë rroba të lirshme, po shmang alkoolin dhe ka neps për ushqime indiane. Si dhe, po ha biskota me livando që ndihmojnë me të përzierat e mëngjesit si pasojë e shtatzënisë.
Në fakt nëse e mendojmë mirë, Kate po e ushqen me gji të voglin e saj dhe mbetja shtatzënë në këto kushte, kaq shpejt, është thuajse e pamundur..