Ashtu siç i ka hije një dukeshe, Kate Middleton është shfaqur e veshur me të bardha dhe me një kurorë mbretërore në kokë pë një event në Pallatin Mbretëror.

Ajo ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Bukingamit së bashku me partnerin e saj Princin William për një ballo.

Është hera e parë që pas martesës që Kate shfaqet me një kurorë në kokë.

kate middleton

Ajo që është vënë re nga makina ka qenë veshja e bardhë që kishte zgjedhur Dukesha, ndërkohë që kurorën e kishte vënë mbi flokët gjysëm të kapura.

Sipas mediave të huaja fustani i Kate ishte i stilistit të njohur britanik Alexander McQueen, ndërkohë që binin në sy edhe vathët e bukur me diamantë në vesh.  

Ajo që është bërë e ditur nga Pallati Kensington është se kurora është vënë më parë nga Princesha Margaret si dhe nga mamaja e saj Mbretëresha Elizabet.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)