Nga Fieri, ku ndodhej në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, kryeministri Edi Rama është ndalur për pak çaste në një bashkëbisedim me një fëmijë të quajtur Dion.
Kryeministri e ka pyetur djalin e vogël, të ardhur nga Libofsha në atë takim, se për çfarë ndodhej aty. I mituri iu përgjigj se kishte dëshirë që ta takonte Ramën nga afër.
Më tej i mituri i thotë Ramës se i dukej si njeri mjaft i mirë, pasi sipas tij, në Tv dhe rrjetet sociale, kryeministri dukej ‘i egër’.
Rama: Ça bën ti këtu, pse erdhe këtu?
Dioni: Unë kam ardhur sepse kisha qejf që të vija edhe të të njihja njëher.
Rama: Po pse doje të më njihje, doje të më shikoje kështu?
Dioni: Po, doja të të shikoja në jetë reale.
Rama: Edhe si të dukem në jetë reale unë?
Dioni: Shumë i mirë ngjan, si njeri shumë i mirë.
Rama: Pse ashtu si më ke njohur nga Tv ke pasur dyshime?
Dioni: Po, nëpër rrjete ti ngjan si më i egër. Dukesh si tip i egër.
Rama: Po nuk jam aq i egër ë?
Dioni: Jo, ti s’je i egër fare, je i butë.
R.Xh/Shqiptarja.com


