Pas dështimit të konsultave në Himarë, Dule e Bollano kanë shkuar në qytetin e Sarandës për të organizuar një takim me banorët e zonës kundër reformës territoriale. Në këtë takim Dule e Bollani kanë qenë të shoqëruar edhe nga partia tjetër e minoritetit grek MEGA. Në këtë mbledhje është kundërshtuar sërish varianti i propozuar nga Komisioni Parlamentar për të ndarë Shqipërinë në 61 njësi vendore.

Kryefjala e kundërshtimit ka qenë Himara së bashku me tri komunat minoritare ku sipas përfaqësuesve të minoritetit grek, është bërë një cenim i balancave të bashkëjetesës ndëretnike.