Dule në mbështetje të qeverisë
'Aktet terroriste të na bashkojnë'

Dule në mbështetje të qeverisë<br />'Aktet terroriste të na bashkojnë'
KORÇE-Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, teksa ka qenë në qytetin e Korçës ku janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Omonias nuk ka hezituar të ndalet edhe tek disa çështje lidhur me reagimin e qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë. 

Sipas Dules situata emergjente e vendit e krijuar si pasojë e përmbytjeve nuk është çështje ku testohen qeveritë, por është një tregues i masave të mara nga një qeveri. 

Në situata të tilla emergjencash nuk testohet një qeveri apo një politikë e hartuar dhe e implementuar në një 4-vjecar. Aty demonstrohen reflekset e një shteti se sa është i organizuar dhe se sa i ka rezervuar vetes potencialin për të reaguar menjëherë”, u shpreh Dule.

Nga ana tjetër sipas kreut të PBDNJ, situata e kriminalitetit në vend dhe aktet terroriste janë një çështje që duhet të na bashkojnë dhe jo të krijojnë ndasi. 

“Është një situatë që duhet të na shqetësojë se na jep dëshmi në vazhdimësi krimi se po organizohet dhe po sfidon strukturat dhe politikat qeveritare dhe shtetërore dhe duhet që të ndërgjegjësohemi përfundimisht dhe e ritheksoj si në rastin e emergjencave dhe katastrofave edhe në rastin e akteve të tilla terroriste prekin ministra apo qytetarë të thjeshtë , strukturë shtetërore apo biznes privat duhet të na gjejnë të gjithëve të bashkuar”, theksoi kreu i PBDNJ-së.

Këto deklarata Dule i ka bërë nga Korça ku pas shumë vitesh dy organizata e Omonias bashkohen në një të vetme duke zgjedhur një kryetar të përbashkët.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen