Dule: Nëse nuk arrijmë marrëveshje me PS-në do dalim të vetëm në zgjedhjet lokale
TIRANË, 16 Prill/ATSH/.- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një deklaratë për shtyp paraditen e së enjtes tha se PBDNJ është në komunikim politik me Partinë Socialiste, por jo në negociata. Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje paraelektorale me partinë më të madhe në qeverisje forca që […]
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një deklaratë për shtyp paraditen e së enjtes tha se PBDNJ është në komunikim politik me Partinë Socialiste, por jo në negociata.
Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje paraelektorale me partinë më të madhe në qeverisje forca që ai drejton do të garojë e vetme në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
"Duke qënë se jemi në komunikim politik, por jo në negociata me PS-në dhe parti të tjera, dhe nëse do të kemi konvergim kandidaturash për disa bashki ose në të gjithë vendin, atëhere do të kemi një marrëveshje, në të kundërt do të jemi të vetëm", u shpreh Dule.
Në deklaratën e sotme, kreu i PBDNJ-së, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, akuzoi dy forcat e mëdh politike në vend, PS dhe PD, se kanë nisur përpjekjet për të manipuluar zgjedhjet. "Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, po vijnë në fushën e betejës elektorale me 225 militantët më të flaktë. Këta militantë vijnë në këtë betejë të paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ata do të quhen anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor(KZAZ) dhe në zgjedhjet e radhës do të bëjnë punën për të cilën janë paguar. Kjo nuk është të shkosh në zgjedhje në kushte të barabarta dhe të garosh në to", u shpreh Dule.
Ai bëri të ditur gjithashtu se kjo forcë politike javën që vjen do të hyjë në fushatën elektorale me programet e saj.
"Krahas programit tonë për bashkitë ku jemi të pranishëm do të përpiqemi të jemi në të gjitha 61 bashkitë e vendit, sikurse rezulton nga ndarja e re territoriale, të paktën në këshillat bashkiakë", saktësoi Dule.
/atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39