Dule për Report Tv: Opozita e bashkuar në zgjedhje, mazhoranca do përçarje! Takimi i Ramës me Mitsotakis? Pozitiv, dy shtetet i bashkojnë shumë gjëra

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha se opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje edhe pse mazhoranca po përpiqet ta përçajë atë përmes skemave të ndryshme. Gjatë një interviste për Report Tv, Dule tha se opozita do të bazohet vetëm në dy marrëveshjet arritura mes saj me mazhorancën në janar dhe qershor, pikërisht ku garant ka dalë faktori ndërkombëtar. Për çdo skemë tjetër të mazhorancë që nuk dëshiron që të ndodh rotacioni politik, Dule tha se nuk ka për tu pranuar nga opozita, e cila do të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Dule shtoi se Këshilli Politik duhet të mbyll sa më parë punën e tij dhe se maxhoranca po krijon precedent duke ndëshkuar procesin e ardhshëm zgjedhor, ende pa filluar.

"Është mazhoranca që kërkon që ndërkohë që është shpallur dita e zgjedhjeve vijon ende të vij me propozime të caktuar që të tjetërsoj përmes skemave të ndryshme vullnetin e sovranit. Ajo që mazhoranca synon mund të karakterizohet me ndryshime vetëm si dëmtim i procesit të ardhshëm zgjedhor. Aq sa janë skemat që mund të sajojë mazhoranca, aq janë edhe zgjidhjet që mund të sjellë opozita. Këshilli politik duhet të përfundojë punën e saj sa më shpejtë dhe se opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje, ndërsa mazhoranca po mundohet të krijojë precedentë duke ndëshkuar procesin e ardhshëm zgjedhor ende pa filluar", tha Dule

Dule foli edhe për takimin e kryeministrit Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se me marrëdhënie konstruktive kalohet çdo problem i ngritur mes dy vendeve. Dule vlerësoi takimin duke shtuar se dy shtet kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë.

"Takimi i mbrëmjes së sotme urojmë të jetë konstruktive dhe se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë rëndësi jo vetëm për dy popujt tanë por për të gjithë rajonin në tërësi. Marrëdhënien konstruktive Greqi -Shqipëri sjellin prosperitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Të gjitha pengesat artificiale që kjo mazhorancë ka krijuar në marrëdhëniet me Greqinë duhet të trajtohen me konstruktivitet, nuk ka probleme të pazgjidhshme", tha Dule.

Në lidhje me krijimin e partive të reja, Dukle tha se çdo formacion i ri është i mirëpritur ne demokraci.

"Në demokraci gjithsecili ka të drejtë të krijojë formacionin e tij politik dhe të garojë.Sovrani ka vendimin përfundimtar", tha Dule.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 16/09/2020 09:41

    Kur ben edhe ky si parti...! Nga 10 pleq per cdo fshat kane ngelur qe votojne kete legen. Shteti duhet te verifikoje mbushjen e kutive me vota personash qe figurojne jashte vendit ne diten e zgjedhjeve...! Pikerisht pse ha buken e Shqiperise dhe ben politiken e grekut ky duhet injoruar!

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 16/09/2020 08:42

    O Dule koalicin me Idrzin, tallni menderen me Shqiptaret

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 15/09/2020 15:02

    U ka zene frika nga Turku tani dhe beni sikur jeni Miq me shqiptaret. Ska asnje gje qe na lidh me ju.keni 200 vjet qe vrisni dhe prisni shqiptaret. U keni rrembyer tokat dhe ne dite moderne u keni vrare ushtaret me ate kolegun tend Fredi Bejleri.lere shqiperin rehat o qelbesir

    Përgjigju
  • DulZi: 15/09/2020 14:09

    Ku eshte percarja qe do PS, ju “janull/greket” keni dy parti, nje me PS nje me PD, nemos keni bere tre me Camet, se keta ashtu jane te dubluar, nejse te gjithe ju zgjebsit balli, zogu e zogu garit (PS-Pd). Te uroj fatin jo te Kafcires, se je i zgjuar, por te atij hajdar Gumes, (aksident), pse jo....

    Përgjigju
    • Scutari: 15/09/2020 17:57

      Me komentet tuaja qe flissni per vrasje apo vdekje, vertetoni se jeni kopila te tertoristave isamist!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente