Pas vizitës në Turqi, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Greqisë, ku në orën 21:00 do të ketë një darkë me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë sot dhe nesër në cilësinë e kryetarit të OSBE për një konferencë të forumit të revistës Prestigjioze "The Economist” e cila në fokus do të ketë zhvillimin ekonomik, sfidat e rajonit dhe integrimit europian.
Përveç diskutimeve për rritjen e forcimin e tregtisë dhe investimeve mes vendeve të rajonit, kryeministri Rama do të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe marrëveshja me detin, ku ishte vetë Mitsotakis i cili tha disa ditë më parë për mediat se do ta hap këtë çështje gjatë takimit me Ramën. Vizita ndodh në një periudhë ku në Shqipëri është ndezur një debat i nxehtë politik e publik për kufirin detar pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerim të kufirit në detin Jon me 12 milje.
Vizita e Ramës në Athinë vjen pas takimit që kryeministri pati me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ku sipas kryeministrit kanë folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, përballimin e Covid19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë vizitat e kreut të qeverisë shqiptare në Turqi dhe Greqi ndodhin në një kohë kur të dyja vendet janë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të konfliktit të krijuar në Mesdheun Lindor, për të vënë nën kontroll burimet e hidrokarbureve në zonë.
B.K./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor, 16:21
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Protagonist si zëvendësues, Muçi nuk shmang dot disfatën e Besiktas! E mund Demirspori i Kurtulan (VIDEO)
17 Dhjetor, 11:56
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29