TIRANE - Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule bën thirrje për dialog mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

“Të ndryshojmë realitetin politik, ekonomik e shoqëror. Rama të krijojë dialog me Bashën për integrimin. Dialogu do t’i hapë rrugë dhe bashkëpunimeve të tjera”- ka thënë Dule për gazetarët pas aktivitetit të organizuar sot paradite në Boboshticë të Korçës me rastin e mbarimit të luftës italo- greke te vitit 1940.

Në aktivitet ishin të pranishëm dhe kreu i Omonias, Vasil Bollano dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate.
 
 Për Dulen marrja e statusit më shumë se meritë është dashamirësi e BE-së.

“Statusi është tek pragu, varet nga ne nëse do ta marrim. Merita e shtetit është e vogël, dashamirësia e BE është e madhe. Ky raport duhet të përmbyset, rruga e marrjes së statusit është e gjatë. “


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)