TIRANË - Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka zhvilluar edhe ai një takim me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm grek, Evangjellos. Pas takimit ai ka shprehur për mediat se ka biseduar me Venizelos për trekëndëshin klasik:
 
Së pari: Statusin e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në Shqipëri. “I theksuam përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit për ridimensionimin e të drejtave të minoritetit paralelisht me ritmet integruese të vendit tonë në BE. Ka shumë për të bërë për të afruar të drejtat tona me të drejtat e europianëve për të drejtat e minoriteteve”, ka shtuar Dule.
 
“Së dyti: Domosdoshmërinë për fuqizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, pasi janë marrëdhënie jetike për të dy vendet, për të dy popujt dhe për prospëeritetin e rajonit të Europës Juglindore”.
 
Dhe këndi i tretë, sipas Vangjel Dules, i këtij trekëndëshi është mbështetja e Greqisë në BE. Selaniku 2003 ishte inisiativa për integrimin e gjithë vendeve të rajonit.
 
“Greqia do bëjë maksimumin jo vetëm për statusin, por edhe për çeljen e negociatave”, mbylli fjalën e tij Dule.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)