Dule: Të rikonstituohet KQZ, Berisha
do të cënojë procesin zgjedho

Dule: Të rikonstituohet KQZ, Berisha<br />do të cënojë procesin zgjedho
TIRANE - Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it, Conny McCormack në vazhdën e takimeve të saj me krerë të partive politike, ka zhvilluar gjatë së martës një tryezë edhe me kryetarin PBDNJ, Vangjel Dule .

Pas takimit me dyer të mbyllura kryetari i PBDNJ-së ka theksuar se, në qendër të diskutimeve ishte situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të cilin ai ka propozuar “rikonstituim të këtij institucioni”. Ndërsa ka akuzuar kryeministrin Berisha se po përpiqet të cënojë procesin zgjedhor .

“Përgjatë këtyre 22 viteve e ka shndërruar procesin zgjedhor të drejtë, të barabartë, të lirë, demokratik dhe të pakontestueshëm në mision të pamundur. Duhet rikonstituim mbi parimin e barazisë të KQZ-së dhe të një kryesuesi të zgjedhur me konsensus. Është e vetmja mënyrë për t’i rikthyer qytetarëve dhe sovranit besimin në këtë proces zgjedhor” tha Dule.

Ndërsa duke ju përgjigjur akuzave të Berishës Dule tha se ish-anëtari i KQZ, Jani Jani u dorëhoq nga posti pasi s’mund të bëhej palë më dhunimin që ju bë KQZ-së.

dule mccormack

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare