DURRES - Grida Duma ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë dhe maturantët e Sukthit ku diskutoi për programin e saj për të rinjtë.
Në takimin me të rinjtë Grida Duma është mbështetur edhe nga Agron Duka, kandidati i propozuar nga Partia Republikane për bashkinë e Durrësit.
Edhe njëherë Duma premtoi më shumë klube për aktivitetet e të rinjve teksa tha gjithashtu se për të talentuarit do të ketë edhe një numër të madh bursash.
“Do hapim klube për të rinjtë, për talentet6, për ata që duan të konkurojnë. Për ata që duan të marrim një bursë që studiojnë mirë ne do të hapim fondin e ekselencës në Bashki dhe bursat do të fillojnë nga bursat jashtë Shqipërisë, të bursat brenda vendit dhe për bursat për ato formime dhe trajnime që do na duhen për vendet e punës këtu”, tha Duma.
Të rinjtë dhe maturantët e Sukthit mbështetën programin dhe kërkuan që të vijë në jetë sa më shpejt që edhe ata të kenë shanset më të mira për edukim.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com