Duma: Plani i PD-së është çlirimi i ekonomisë! Protestat për vrasjen e Rashës, nuk i dhamë Ramës shans ta përdorte politikisht (VIDEO)

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se fokusi i planit të demokratëve për zgjedhjet 2021 do të jetë ekonomia dhe çlirimi i saj. E ftuar në emisionin '5 pyetjet' nga Babaramo ajo thotë se rritja e pagës minimale siç ka bërë qeveria nuk e çliron vendin përsa kohë nuk vihet dorë mbi bizneset e vogla.

Sipas saj, qytetarët tashmë e kanë të qartë se ekonomia do të çlirohet vetëm me Partinë Demokratike.

"Janë tallur me varfërimin. Duhet patjetër një ngritje të tabanit të të ardhurve. Mua më duket hipokrizi paga minimale. Duhet të formalizojmë ekonominë. Po krijove rregulla loje stabël dhe të sigurta, atëherë do kemi përmirësuar. E majta nuk ka ditur asnjëherë të prodhojë fitim. E djathta shqiptare do ketë këtë herë një mision të madh, ekonominë. Do i largohemi shqiptarit të varfër. Plani ynë për ekonominë, do ta çlirojmë ekonominë, bizneset nga kontrollet dhe elementet e frikës. Nuk mund të thuash që po ngrenë pagën minimale dhe të thuash që u çlirua ekonomia. Tek qytetarët ka shkuar mesazhi i qartë se ekonomia do të çlirohet nën qeverinë e PD-së" - tha Dume.

Për protestat që përfshinë vendin për vrasjen e Klodjan Rashës, Dume tha se opozita nuk e ka lejuar Ramën që ta përdorte si guerrile politike. Ajo u shpreh se gjatë këtyre viteve, Shqipërinë e ka përfshirë një depresion social.

"Si mund të përfitosh nga një protestë që është thirrur nga të rinj. Unë kam parë fëmijë të kolegeve të mija që nuk janë me PD. Natyra e asaj proteste nuk kërkonte një flamur. Nuk i dhamë asnjë shans që ta përdorte si guerrile politike. Çdo vit thotë se kështu na e lanë ata. Ka kapur një element se po të fajësosh ata, shpëton vetë. E di kush ishin të rinjtë në bulevard? Ata që thonë se nuk kanë mundësi këtu. Sjellja agresive ishte e atyre të rinjve që donin të iknin. Çdo forcë politike e merr përgjegjësinë, fajin përmes votës. Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite nuk është çështja që unë jam në PD. Këto nuk ka ndodhur më parë. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre viteve është depresioni social.

Tendenca e mazhorancës për të manipuluar shfaqet tek sistemi elektoral. Historia nuk mban mend në asnjë moment që shteti të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Ka një moral. Përpara se të shkojmë tek politika, ne ndërtojmë shumë gjëra të tjera si morali. Rama ka dashur të marrë mandatin në tavolinë. Ai shkoi dhe në kundërshtim me një marrëveshje me amerikanët" - tha Duma.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dini: 22/12/2020 11:42

    Bo bo edhe kjo Me keq se Spiropali dhe Gjylameti llapaqener me license

    Përgjigju
  • Igor: 22/12/2020 08:35

    Oj zonje Idiote kur ju ishit ne qeveri nuk bente asgje tjeter vtem blejtet villat ma te shtrejnta ne Shqiperi per udhehqsit e partis demokratike dhe per deputetet demokrat,a mendoni akoma se populli nuk ju ka zbuluar se jeni hajdute per ta fituar besimin tek populli shitni te gjith villat me parat e vjedhura ndaj popullit,dhe lajmrohuni vullnetarisht ne porten e burgut.

    Përgjigju
  • Ervin Salianji: 21/12/2020 23:46

    https://youtu.be/x2yaxJfV37o Kjo është Grida që po jep mend...

    Përgjigju
  • Kacidhe: 21/12/2020 23:14

    Bobo na mbyten baxhellat . Danti te therret nga varri o putane

    Përgjigju
  • Irma: 21/12/2020 23:03

    Po pse gjithmone në nerva flet kjo grua, shperthen pa lidhje, dhe kjo tregon vetem dobesi karajteri dhe mungese intelekti dhe urtesie.

    Përgjigju
  • Socialist i vjeter: 21/12/2020 22:20

    Vetem kjo vlen te PD qe i thot gjerat sic jan. Te tjeret jan kot

    Përgjigju
  • Populli: 21/12/2020 22:15

    A mund te na tregoj kjo Grida Duma sa dite zi ka mbajt per Santon?

    Përgjigju
    • Ariu kurvar: 21/12/2020 23:41

      Për kë Santo o populli? , sa Santo ka kjo i plasi thumbi kësaj për atë Santo që thua ti..

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik