Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë opinion mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorëve të posaçëm mundësinë e kandidimit pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Rama tha për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj se kjo çështje do diskutohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, i cili sipas Ramës do të funksionojë për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE.
“Nëse i kthehemi pas në kohë reformës në drejtësi, nëse gjeni një prononcim timin në gjithë procesin, që duhet bërë kështu e ashtu. Ju lutem ndajeni edhe me mua, por nuk besoj se ka, ajo që kam thënë atëherë dhe që kam bërë atëherë, ka qenë, këtë reformë e udhëheqim ne. Ju doni apo nuk doni do vini e do votoni, dhe çdo gjë që shkruajmë ne ka dy vija të kuqe, opinionin e SHBA dhe BE. Po nuk u prekën këto dyja të kuqe, çdo pjesë e reformës merr miratimin e tyre unë personalisht e votoj pa diskutim, dhe kështu kam bërë unë personalisht. Unë e kam ditur se çfarë vjen, nuk flas për emra konkret, për frymën. Unë i kam pritur, ka dhe gjëra negative në tërësinë e vet kjo fazë, se bëhet fjalë për të ngritur një shtet të ri në pjesën e pushtetit gjyqësor.
Nuk kam asnjë opinion, asnjë ngutje, nëse do kem një opinion do ta kem kur ta formoj nga bisedat me ata që duhet të merren me këtë punë, kemi një komision që do vazhdojë edhe mandatin tjetër, do vazhdojë në këtë formë apo mekanizëm të ri të parlamentit për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE. Këtë do ta shohim dhe aty do të diskutohen të gjitha. Ai është graviteti i gjithë kësaj dhe pastaj do shohim”, tha Rama.
Gjatë konferencës vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.
"Falë bashkëpunimit në SPAK e punës intensive të bërë sot jemi në një nivel tjetër në raport me forcën që ka fituar shteti dhe terrenin që ka humbur krimi I organizuar. Jemi komplet në një nivel tjetër sa i takon rezultateve të luftës kundër trafiqeve të drogës" tha Rama.
Lajmi kryesor: