Tirane- Në një analizë të gjatë, më shumë se 2 orëshe, Kryeministri Rama bëri bilancin e një viti qeverisje, duke kujtuar arritje e rëndësishme në 365 në të gjitha fushat. E ndërsa viti i ardhshëm është vit elektoral Rama duket i qetë pasi thotë nuk ka asnjë rival serioz për Partinë Socialiste, duke theksuar se gara e opozitarëve është vetëm për vendin e dytë.
“ Kur ka debate në televizionet tuaja ne në territor mund të ketë 600 mbledhje organizatash. Llapaj, Qori, Shabani, Shehaj, të bashkuar bashkë, flas si tingëllimë, ngatërrohen pak. Nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë. Më kujtohet kur luaja baskeboll, nuk ishte rrezik se do na mundte Vllaznia, ishte një mundësi. Unë e kam thënë, kundërshtari më i madh i PS, është PS, s’ka më. Këtu luftohet për vendin e dytë dhe luftimet për vendin e dytë për një arsye të thjeshtë, sepse PS është e vetmja forcë popullore, tjerat nuk janë popullore, por të pjesëve të caktuar atë shoqërisë. Parti popullore është PS. Është punuar shumë dhe po punohet shumë që të jetë kjo, nuk është diçka që ndodh se po del në. Më afër vendi të dytë është kush nuk është akoma në garë, se vendi i dytë duhet të të japë të kesh akses në mazhorancë”, tha Rama.
Kryeministri Rama e konsideroi vitin 2024 vitin e sukseseve qeverisesë në 365 ditët që lamë pas. Lajmi më i rëndësishëm sipas Kryeministrit është sigurisht hapja e negociatave për 7 kapitujt.
“Ecuria e procesit screening, vlerësimet befasuese - për mua personalisht - të Komisonit Europian, të qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike të Bashkimit Europian për performancën e skuadrës sonë kombëtare”
Vlerësimin ndërkombëtar dhe Shqipërinë e cila shihet me një sy tjetër sot në botë Rama i lidhi me 2 prej samiteve më të rëndësishme, një prej të cilëve pritet të sjellë në Tiranë Donald Trump.
“Ardhja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është njëkohësisht dhe një mesazh shumë i qartë për të gjithë, lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare”
Dixhitalizimin që Shqipëria edhe në vlerësime ndërkombëtare ka kaluar faza të rëndësishme, Rama e shikon edhe të lidhur ngushte me luftën kundër korrupsionit
Lufta kundër korrupsionit është luftë e gjithë sistemit shtetëror. Shqipëria ka pasur tumorin gërryes ka qenë korrupsioni endemik në ccdo hap, në ccdo gjë, për ccdo dokument. Sot panorama është krejtësisht tjetër. Ka mbetur vetëm një gur për ta mbyllur përfundimti këtë epokë otomane, futja e kadastrës në këtë sistem të teknologjikë. Një pjesë e rëndësishme është, por ka një pjesë tjetër që duhet futur në sistem. Për këtë kemi angazhuar fonde dhe ekipe të veçanta”
Kalin e betejës së muajve të fundit, çështjen e pensioneve, Rama e lidhi trashëgiminë e qeverisjes Berisha, që sipas tij e trajtoi si skemë piramidale.
“Nëse qeveria i trajton pension si detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë Sudja, Xhaferi dhe saliu. Ajo që është bërë me pensionistët nga pikëpamja e pabesisë, dritëshkurtësisë është shume e ngjashme me atë që është bërë me piramidat por me efekt në kohë. Shkaktarët i dini, refuzojeni”
2024-n Rama e cilësoi edhe si vitin e përfundimit të punëve në infrastrukture, ndërsa hekurudhat i veçoi.
“Tiranë Durrës është në 80% të punimeve. Po diskutojmë për Shkodër- Gjakovë, pjesë e Durrës- Prishtinës. Hekurudha Rrogozhinë- Pogradec në projekt. Durrës rrogozhinë do të nisë në janar negocimi i kontratës”
Vitin e ardhshëm do ketë një Qendër Monitorimi të re të trafikut rrugor me kamera inteligjente që do filmojnë gjithçka, po kështu lajmëroi se nisin fluturimet në aeroportin e Vlorës.
Qeveria nuk lëviz nga vendimi për mbylljen e TikTok për një vit.
Ka një presion të madh për të marrë më shumë masa, me siguri TikTok mund të jetë në kërkim të marrjes së masave të krijimit të garancive, ne s’kemi kohë për të pritur, është moment që duhet mbajtur qëndrim i fortë. Është vendim i mbështetur nga mbi 90% e prindërve të anketuar”, vijoi Rama.
Në konferencën e fundvitit Rama preku edhe reformën në drejtësi, i pyetur edhe për bashkëpunëtorët e tij që po preken nga hetimet e SPAK, ndërsa diferencë e drejtësisë së sotme me të kaluarën zgjodhi ta bënte kështu.
“Donte apo sfdonte zogu, donte apo sdonte tigri, dontë apo sdonte skifteri, që është bërë sorrë”
Vlerësoi dhe rolin e SPAK
Falë bashkëpunimit në SPAK e punës intensive të bërë sot jemi në një nivel tjetër në raport me forcën që ka fituar shteti dhe terrenin që ka humbur krimi I organizuar. Jemi komplet në një nivel tjetër sa i takon rezultateve të luftës kundër trafiqeve të drogës" tha Rama.
Rama u ndal dhe tek reforma e pensioneve duke akuzuar Berishën se në kohën e qeverisjes “krijoi një gropë të padukshme si e Sudes dhe e Vehbiut”
Prioritet është dhe lufta kundër informalitetit të pagave pjesë e reformës së pensioneve.
"38 mln € më shumë siguracione nga deklarimet e reja të pagave"
Shqipëria tashmë ka nisur përgatitet për të mirëpritur vendet aleate në samitin e NATO-s që do mbahet në 2027. Rama tha se samiti i NATO në Tiranë do të mbledhë të gjithë liderët që janë pjesë e kësaj aleance, përfshirë edhe presidentin e SHBA, pra Donald Trump.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin strategjik të portit në zonën e bregdetit të Sarandës, në bazën e detare të Limionit, me një rëndësi për vendin dhe të ardhmen, turizmin dhe zhvillimin e zonës së bregdetit.
Ai e mbrojti projektin dhe investimin pas pyetjes që iu bë dhe faktit se tashmë për atë investim ka edhe probleme juridike dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tre shkallëve të tjera, që e mbajnë nën sekuestro preventive.
Ai e quajti skandaloze dhe absurde ndërhyrjen e Drejtësisë në kompetencat e Ekzekutivit, duke thënë se pushtetet janë të ndara dhe vendimet merren me votë në Parlament, ku gjithashtu drejtësia nuk ka kompetencë sipas tij të ndërhyjë. Rama tha se ai investim ishte premtim elektoral dhe se ishte vendosur me votë popullore.
Gjithashtu theksoi se ky investim nuk cenonte sigurinë kombëtare apo të mbrojtjes, por e zhvillonte turizmin dhe i shërbente vendit, teksa mbaheshin të bllokuara 300 milionë euro që i shërbenin ekonomisë shqiptare.
Në muajin nëntor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka rrëzuar kërkesën e kompanisë "Marina Bay Saranda", për heqjen e sekuestros mbi bazën detare të Sarandës, në mënyrë që të nisë puna për zhvillimin e saj. Ashtu siç ka ndodhur me tre shkallët e tjera të drejtësisë, edhe Kushtetuesja e ka rrëzuar kërkesën.
Përgjigja e Ramës për investimin në bazën e Limionit:
“Është një skandal i përmasave të paperceptueshme. Është ndërhyrja më bruitale në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Kushtetuta thotë se ka 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se Drejtësia është e pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe ka një sërë detyrash të vetat, që s’mund ti bëjë ekzekutivi dhe ekzekutivi është i pavarur nga drejtësia, në çfarë? Në të drejtën për të vendosur, që është detyrim për të marrë vendime dhe buron nga mandati i popullit, i cili zgjedh qeverinë dhe parlamentin. Dhe këtu vimë te pavarësia e Parlamentit nga ai gjyqësor. Nuk i thotë dot pushteti gjyqësor Parlamentit se si ta ngrejë dorën, sesi të votojë.
Të shkoni atje, në bazën e ashtuquajtur të Limionit, nëse keni sens humori, të mbani barkun me dorë, por ajo është histori tjetër. Është pjesë e një farse të rëndë, që bëhet me një element kyç të programit qeverisës. Nuk e ndalon dot një përfaqësues i pushtetit tjetër qeverinë që të zbatojë programin për të cilin ka marrë votat. Në programin elektoral unë kam premtuar portin turistik. Dhe nuk është privatizuar, e ke gabim (i drejtohet gazetarit që e pyeti për sekuestron e bazës), as nuk është dhënë me koncesion. Është dhënë me qira ajo pjesë, është pronë e Ushtrisë, edhe sot edhe nesër, edhe kur të mbarojë investimi. Madje ushtria nga investimi do marri më shumë se çfarë ka sot.
Nëse siguria jonë kombëtare cenohet apo varet nga ajo bazë e Limionit aty, atëherë unë i pari bashkë me ju, hajde kapim avionin e parë dhe ikim, se jemi të pushtuar. Realisht është një skandal. Por forca e verbër e ka bllokuar, një investim që sot do fuste në ekonomi 300 mln euro, do rriste numrin e turistëve të nivelit të lartë dhe do bënte që ato varka dhe jahte që tani parkohen në Malin e Zi, Greqi, Kroaci dhe nga të cilat bashkitë dhe shtetet marrin gjithë ato të ardhura gjatë periudhës që janë të parkuara, se janë biznes shumë i madh, të vinin edhe në Shqipëri. Këtë ka bërë kjo përçartje dhe përfutje hundësh dhe duarsh në të drejtën e pushtetit ekzekutiv për të marrë vendimin. Ai që ka detyrën të ndjekë mënyrën se si zbatohet vendimi apo nëse ka korrupsion dhe zhvatje, nuk mund të jetë në pushtetin ekzekutiv, por ai që ka të drejtën të ndërmarrë reforma nuk mund të ndalohet nga pushteti gjyqësor. Është vota, vota, se përndryshe i bie që të shkojmë të pyesim në pushtetin gjyqësor a ta marrim këtë vendim a jo. Është vota që e përcakton. S’e përcakton gjykata se çfarë është siguria kombëtare, ai vendim tregon atë që thashë më parë, se ka shumë mangësira në këtë fazë ku po ndërtohet një sistem i ri. Dhe kjo është një nga rastet, shembulli më ulëritës i çfarë mund të ndodhi kur abuzohet me forcën e një pushteti, duke hyrë komplet në territorin e një pushteti tjetër.
Pushtetet janë të ndara, pikë! Komenti im lidhet me punën që unë bëj, me detyrën që unë kam, si ta shpjegoj unë, është e gjitha një marrëzi totale, nuk është se ka ndonjë gjë aty. Është marrëzi totale se do ta mbroka vendin që ka për detyrë ushtria, një individ që duhet të shohë një rast dhe të marri në prokurori dhe gjykatë sesi do e orientojmë politikën e sigurisë kombëtare. Është absurde, e padëgjuar, për këtë arsye e kam komentuar dhe e komentoj prapë, sepse lidhet me punën e qeverisë dhe kompetencat e padiskutueshme të pushtetit ekzekutiv. Ky është ndryshimi”, tha kryeministri.
Baza detare e Limionit, në Sarandë
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë opinion mbi kërkesën e SPAK për t’i lejuar prokurorëve të posaçëm mundësinë e kandidimit pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Rama tha për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj se kjo çështje do diskutohet në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, i cili sipas Ramës do të funksionojë për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE.
“Nëse i kthehemi pas në kohë reformës në drejtësi, nëse gjeni një prononcim timin në gjithë procesin, që duhet bërë kështu e ashtu. Ju lutem ndajeni edhe me mua, por nuk besoj se ka, ajo që kam thënë atëherë dhe që kam bërë atëherë, ka qenë, këtë reformë e udhëheqim ne. Ju doni apo nuk doni do vini e do votoni, dhe çdo gjë që shkruajmë ne ka dy vija të kuqe, opinionin e SHBA dhe BE. Po nuk u prekën këto dyja të kuqe, çdo pjesë e reformës merr miratimin e tyre unë personalisht e votoj pa diskutim, dhe kështu kam bërë unë personalisht. Unë e kam ditur se çfarë vjen, nuk flas për emra konkret, për frymën. Unë i kam pritur, ka dhe gjëra negative në tërësinë e vet kjo fazë, se bëhet fjalë për të ngritur një shtet të ri në pjesën e pushtetit gjyqësor.
Nuk kam asnjë opinion, asnjë ngutje, nëse do kem një opinion do ta kem kur ta formoj nga bisedat me ata që duhet të merren me këtë punë, kemi një komision që do vazhdojë edhe mandatin tjetër, do vazhdojë në këtë formë apo mekanizëm të ri të parlamentit për të ndjekur procesin deri në anëtarësimin në BE. Këtë do ta shohim dhe aty do të diskutohen të gjitha. Ai është graviteti i gjithë kësaj dhe pastaj do shohim”, tha Rama.
Gjatë konferencës vlerëson rolin e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.
"Falë bashkëpunimit në SPAK e punës intensive të bërë sot jemi në një nivel tjetër në raport me forcën që ka fituar shteti dhe terrenin që ka humbur krimi I organizuar. Jemi komplet në një nivel tjetër sa i takon rezultateve të luftës kundër trafiqeve të drogës" tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment për protestat e opozitës gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët. Rama tha se kjo pyetje është jashtë sferës së interesit të tij.
“Mos konsumo pyetjen për gjëra që nuk janë pjesë e bilancit të qeverisë dhe për gjëra që nuk kanë asnjë pjesë të vëmendjes sime. Mos e harxho kot, është jashtë sferës së interesit të mia, të harxhoj minutat e shtrenjta të jetës së mbetur për t’u marrë më subjektin e pyetjes suaj”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma në drejtësi ka qenë një betejë e kahershme dhe një ndër prioritetet e tij që në opozitë. Rama theksoi se sistemi i vjetër ishte ai që korruptonte njerëzit, dhe jo individët në vetvete.
Ai shtoi se procesi i vettingut ka pastruar një pjesë të madhe të llumit nga sistemi i drejtësisë, por puna mbetet ende për të bërë. Kryeministri theksoi se pushteti ka hequr dorë nga ndikimi në drejtësi. Rama tha se shumë mund të thonë që reformën në drejtësi e solli Amerika me aeroplan apo BE me vapor nga Brindisi, por sipas tij e udhëhoqi PS.
“Ajo që po ndodh me drejtësinë nuk është e shkëputur nga ajo çfarë kam thënë, kur unë kam thënë nuk janë njerëzit që korruptojnë, pro sistemi që korrupton njerëzit, nuk kam thënë një fjalë që e kam shpikur unë, është ditur publike. E kam mësuar dhe e besoj 100%. E dyta sepse e kam besuar atë që kam thënë, kam udhëhequr përpjekjen për reformën në drejtësi si pjesë e betejës për të ndërtuar një sistem që njerëzit nuk mund ta korruptojnë. Kur ju thoni sa shumë njerëz e para njëherë nuk e di se me çfarë matni këtë, sepse shumë apo pak është relative dhe varet nga çfarë pike referimi nisesh për të thënë shumë ose pak. PS ka 800 mijë mbështetës, do ketë edhe më shumë në pranverë. Gjatë këtyre mandateve duhet të ketë pasur mbi 15 ministra, mbi 500-600 drejtues vendorë, mbi 200 deputetë. Ca do të thotë tani që shumë, shumë çfarë? E dyta, patjetër ju dhe kush të dojë mund të thotë që reformën në drejtësi e solli Amerika me aeroplan, mund të thonë që e solli BE me vapor nga Brindisi. Për këdo që njeh, ose do të njohë historinë e reformës në drejtësi, mjafton të kthehet mbrapa në histori kur ne ishim në opozitë, shumë më parë se 2013, se janë në dokumente. Ka një dokument të shkruar që opozita e asaj kohe, se tani jeni mësuar me opozitën pa shkrim e këndim, por opozita e asaj kohe ia ka çuar qeverisë së asaj kohe. Një dokument propozimesh që quhej pakti për shtetin e së drejtës. Më sulmonin se thoja do ta shemb këtë sistem drejtësi, si arkitekturë është shembur apo jo? A do ta pastrojmë llumin nga sistemi i drejtësisë, janë fjalime të miat para se të bëhej. U pastrua një pjesë e madhe e llumit, apo jo me vettingun. Si ishte kjo, me kë po flisni, kujt po ia thoni këto. Mos vallë mendoni kur unë kam thënë në mënyrë të përsëritur që duam një drejtësi që të shohësh drejtë, as majtas as djathtas dhe të godasë kë duhet goditur, mendoni se kam bërë retorikë për qejf? Kam menduar çdo gjë që kam thënë dhe çdo gjë që them e mendoj, në kuptimin që e besoj. Kemi hequr duart nga ai pushtet, është hera e parë në historinë e këtij vendi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, deklaroi se ky vit ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve, por shtoi se “këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar”.
“Mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. E kemi nisur me një vrasje në 3 ditë kur morëm detyrën dhe kemi ardhur duke e ulur, por jeta mediatike dhe politike kanë nevojë për të vrarë dhe spektakël. Këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar. Por, në raport me të vërtetën u tregua se si gënjehet publiku.
Spektakli i pas vrasjes në Pogradec, që u karakterizua nga sajesa pas sajesash në aspektin e integritetit të shërbimit ndaj publikut, duke nisur nga politikanët e pastaj o burra kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër, edhe më i shëmtuar, ka qenë ai me 14-vjeçarin.
U sajuan vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale. Unë e quaj kriminale që në kushtet e atyre emocioneve për humbjen e një jete aq të re, ti të furnizosh publikun me helm.
“T’i thuash publikut që policia ka fshehur një vrasës tjetër, që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH-së dhe për këtë arsye e kanë fshehur. Ky është krim moral. Bëhet fjalë për dy raste, dy të vdekur që u rivranë disa herë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në konferencë
Kryeministri Edi Rama trajtoi edhe reformimin e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë viteve dhe vitit që po mbyllet.
Ai u shpreh se tani ka kërkesa shumë herë më të larta për studentë në Akademinë e FA-ve, flotë helikopterësh, dronë Bajraktar, bazë ajrore taktike e NATO-s, makinën e parë ushtarake prodhim vendas dhe gjithashtu rritja e pagave në ushtri, duke e bërë vendin e dytë më të paguar në rajon dhe do tentohet edhe në NATO.
Fjala e Ramës për sektorin e Mbrojtjes:
“Kemi një transformim të madh përsa i përket forcave të armatosura, që lexohet në një fakt të vetëm, që për 70 kuota në Akademinë e FA-ve, kemi pasur mbi 1100 aplikime. Disa vite më parë s’e imagjinonte dot njeri. Nga pikëpamja e infrastrukturës, logjistikës, investimit, janë në standardet e NATO-s. Por ne vazhdojmë, edhe pse kemi rritur vazhdimisht pagat e tyre, duke e bërë ushtrinë e dytë më të paguar të rajonit, do ta bëjmë të jetë më e paguara edhe në NATO. Sot kemi flotë helikopterësh të shtuar, kemi dronët Bajraktar, një bazë ajrore taktike e NATO-s, që është funksionale, po kthehet në funksion baza ajrore e Gjadrit, për vendosjen dhe stërvitjen e helikopterëve Black Hack.
Kemi infrastrukturë dhe qendër ekselence për teknologjinë dhe inovacionin, që është pranë muzeut të ushtrisë. Kemi dhe një risi tjetër, me prototipin e makinës ushtarake shqiptare “Shota”, që është prezantuar edhe në panairin e Parisit, do kemi edhe makinën tonë ushtarake duke nisur nga fundi i vitit të ardhshëm ndoshta. Qasje e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me asetet e Ushtrisë, duke iu afruar shumë vendeve të tjera të NATO, me departament të dedikuar, që do e vëmë në funksion të turizmit. Me rol të strukturës që merr pjesë në këto zhvillime.
Kam edhe më shumë, por duke qenë se e theva rekordin e gjatësisë së një konference të fundvitit përsa i përket pjesës time, do ju jap kohë edhe për disa pyetje”.
Kryeministri Edi Rama në konferencë
Kryeministri Edi Rama foli në konferencë edhe për gjendjen e shëndetësisë, sidomos investimet e infrastrukturës mjekësore, por edhe bujqësinë, kanalet e ujitjes, dixhitalizimit të tokës dhe tregjeve, sidomos atyre të gjësë së gjallë.
“Janë rehabilituar 400 qendra shëndetësore, kur dikur ishin 400 kotece. Kemi maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, spitalin e Kukësit, të Lezhës, mjediset e spitalit psikiatrik në Vlorë, spitalin e Gjirokastrës dhe Dibrës, projekte e investime që janë edhe në vijim. Programi për asistencën sociale, në bashkëpunim edhe me qeverisjen vendore”, tha kryeministri në lidhje me shëndetësinë.
Por vuri në dukje edhe problematikën e tregjeve dhe infrastrukturën e tyre mbështetëse.
“Eksportet bujqësore janë rritur, me afro 20%, 11 mujorin e vitit 2024. Jemi në 435 mijë tonë eksporte bujqësore. Investime në argjinatura, në kullim dhe hidrovore. Vazhdon puna edhe në segmente të reja kanalesh kryesore kulluese. Infrastruktura kryesore e ujitjes për 8 mijë hektarë të tjerë. Faza përfundimtare e dixhitalizimit të tokës, që më parë nuk ekzistonte as për 1 hektarë të vetëm.
Kemi edhe çështjen e tregjeve. Kamëz-Milot ishte si një thertore, nga e kemi nisur, me sencacione gjaku, ku rruga ishte e mbushur me kafshë të therura, gjysma e rrjepur e gjysma në proces. Madje edhe kur keni shkuar të raportoni keni marrë edhe copa gjaku në rrobat apo makinat tuaja (i drejtohet gazetarëve). Duket si film i mesjetës, por ky është realiteti. Problemi i tregjeve ekziston dhe duhet adresuar. Janë bërë 9 tregje të gjësë së gjallë këtë periudhë dhe kanë përfunduar, janë funksionale”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në mbylljen e aplikacionit TikTok, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.
"Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Siç e kam paralajmëruar, është një vendim për të cilin do të na duhen 6-8 javë", tha Rama.
Rama në mënyrë të tërthortë iu përgjigj kompanisë kineze, duke thënë se ajo mund të jetë në kërkim të gjetjes së masave për këtë aplikacion, por nuk ka kohë.
“Do shohim si do evoluojnë gjërat. Ka një presion të madh për të marrë më shumë masa, me siguri TikTok mund të jetë në kërkim të marrjes së masave të krijimit të garancive, ne s’kemi kohë për të pritur, është moment që duhet mbajtur qëndrim i fortë. Është vendim i mbështetur nga mbi 90% e prindërve të anketuar”, vijoi Rama.
Prej ora 11:09 kryeministri Edi Rama ka nisur atë që quhet konferenca e fundvitit me gazetarët, por kur kanë kaluar 2 orë vijon parashtrimin e gjatë të një bilanci të punës së vitit 2024 dhe gazetarët ende nuk kanë bërë një pyetje.
Disa herë gjatë fjalës së tij nuk fshehu ‘keqardhjen’ me gazetarët të cilët sic tha ai nuk kanë informuar si duhet qytetarët.
“Nuk do lodheni sot sepse është shumë e gjatë sot, shumë e gjatë sot. (pyetjet do të vijnë pas një parashtrimi shumë të gjatë nga ana ime sepse është një mundësi për t’ju dhënë njerëzve në këtë fund viti shumë nga gjërat që juve nuk ia keni dhënë gjatë gjithë vitit. Nga do t’i mësojnë, nga do t’i dëgjojnë?)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një procesi bashkëpunimi me spitalin Sheba të Izraelit. Rama tha se do të firmoset një marrëveshje binjakëzimi të plotë dhe Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit dhe transformimit duke nisur nga viti i ardhshëm.
Kryeministri tha se ky bashkëpunim më pas do të shtrihet në gjithë QSUT, hap që sipas tij do të sjellë një transformim të jashtëzakonshëm në shërbimin shëndetësor publik.
“Kemi nisur një proces bashkëpunimi për të arritur marrëveshje binjakëzimi të plotë me ndërveprim të plotë me spitalin Sheba të izraelit, i rankuar spitali 9 në botë sa i përket kapaciteteve dhe shërbimeve dhe cilësisë së performancës. Në fillim të vitit të ardhshëm, Onkologjiku do jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren. Gjithë programi i punës së Onkologjikut do jetë program që, jo vetëm po ndërtohet aktualisht tani që po flasim me ekspertë të Onkologjikut të spitalit Sheba, por edhe do të ndiqet dhe menaxhohet dhe njëkohësisht do zbatohet në jetën e përditshme të spitalit, bashkërisht duke shfrytëzuar kapacitetin e mjekëve izraelitë, por edhe mundësitë që jep teknologjia përmes telemjekësisë. Besojmë që ky është hap i parë, por ndryshimi do jetë i jashtëzakonshëm për transformimin e atij shërbimi që është më i vështiri në gjithë planetin. Hap pas hapi gjatë vitit të ardhshëm ku bashkëpunim do të shtrihet në gjithë QSUT që synojmë ta kthejmë në qendër ekselence sa i përket shërbimit shëndetësor publik”, tha Rama.
Kryeministri lajmëroi se tuneli i Murrizit pritet të hapet në pranverë.
Rama pranoi se ndërtimi i këtij tuneli ka pasur mjaft sfida.
Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.7 kilometra ka nisur të hapet në maj të 2019-ës por pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.
Kryeministri Edi Rama, sot në konferencë
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e fundvitit në konferencën e tij me gazetarët ditën e sotme, ku prezantoi arritjet e mazhorancës për 2024-ën, si dhe projektet për të ardhmen.
Kreu i qeverisë u fokusua edhe tek qarkullimi rrugor, ujësjellësit, hekurudhat dhe aeroportet, si infrastruktura me shumë rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm.
Rama tha se do ketë një Qendër Monitorimi të re të trafikut rrugor me kamera inteligjente që do filmojnë gjithçka, vitin tjetër nisin fluturimet në aeroportin e Vlorës, si dhe nisjen e punimeve për disa segmente hekurudhash, firmosje të kontratave për linja të tjera, por edhe projektet për ujësjellës-kanalizimet në 29 bashki dhe 9 zona turistike.
Fjala e Ramës për trafikun, hekurudhat, portet, aeroportin dhe Ujësjellësin:
“Do të ngrihet dhe funksionojë Qendra e Monitorimit të trafikut. Trafiku do monitorohet me kamera inteligjente. Çdo makinë, çdo person apo gjallesë tjetër që do kryqëzojë apo kapërcejë rrugën, do jetë kohë reale i monitoruar, edhe shpejtësitë, aksidentet, të gjitha makinat, kush ka sigurimin, kush nuk e ka bërë, targa dhe të gjitha me radhë. Dhe kjo do i shërbejë gjithashtu rendit ligjor dhe luftës kundër kriminalitetit.
Hekurudha Tiranë-Durrës-Prishtinë është në përfundim, 80% të saj. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është firmosur kontrata, Durrës-Rrogozhinë, Durrës-Pogradec, me drafte dhe kontrata, si dhe drafti paraprak për elektrifikimin në funksion të hekurudhës.
Aeroporti i Vlorës e dini, objektivi është sezonin e ardhshëm të fillojë fluturimet e para. Porti i ri i Durrësit është bërë shpallja tjetër, pasi te e para u gjetën pasaktësira. Ndaj u rikthyer për ta ribërë dhe do jetë pas shumë vitesh si një port i ri nga e para, jo si të tjerët apo adaptim, do të nisë nga e para. Dhe që do e bëjnë atë një vepër arti në fushën infrastrukturën publike. Jemi në terma pozitivë edhe me NATO-n, ka marrë vlerësimin teknik dhe pozitiv dhe jemi në aspektin strategjik, sepse kështu është procedura.
Është ecur para në furnizimin me ujë dhe kanalizimet, projekte në 29 bashki dhe 9 të tjera në zona turistike, për çerekmilioni banorë, si dhe zona të brendshme të vendit. Kanë nisur aktivitetin 14 shoqëri, sipas reformës që kemi bërë. Kjo ka sjellë që të rriten edhe të ardhurat e arkëtuara”.
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe sektorin e turizmit gjatë vitit 2024, ku theksoi se është kapur shifra e 10 mln turistëve dhe vizitorëve. Gjithashtu kujtoi se Rinasi nga dikur një aeroport si ‘kotec pulash’ është kthyer në më të rëndësishmin në rajon.
Kjo sipas kreut të qeverisë, fal investimeve që janë bërë dhe shndërrimit të turizmit dhe aeroportit në nivel e standarde ndërkombëtare. Gjithashtu Rama i kushtoi prioritet edhe arsimit profesional dhe tërheqjes së krahut të punës nga jashtë vendit.
Ai tha se edhe shkolla e Lozanës ka ardhur në Shqipëri, ku nxënësit e shkollës profesionale që ndodhet pas Pallatit me Shigjeta kur të mbarojnë do kenë certifikatë që njihet ndërkombëtarisht.
Fjala e kryeministrit Rama:
“Sot jemi në një stad të ri, edhe ky i pamendueshëm disa vite më parë, ku në aeroportin e Rinasit, në nëntor mbyllet bilanci me 10 mln pasagjerë.
Për këdo që i vjen inat që Shqipëria ecën kështu si po ecën, për mënyrën se si qeveris unë dhe si qeverisin të tjerët, por më vjen shumë keq. Sot kemi aeroportin e dytë më të madh në rajon, mbi Beogradin, që ka qenë qendra e rajonit e që e ka pasur kryesorin, kurse ne kishim një kotec pulash, ku pulat numëroheshin në mëngjes kur dilnin dhe në darkë kur hynin në kotec. Kështu ka qenë e vërteta, unë e kam parë, kam qenë një nga pulat kur kemi shkuar në takime ndërkombëtare. Me tavolina druri dhe mbulesa katrore tekstil, dhe një banakier dhe kamerier, për terminalin po flas. Ai ku shkoni ju, kaq ka qenë.
Përfytyroni kur shkoni ju atje zhurmë kafeneja, ikni ju, bosh kafeneja. Ky ishte aeroporti i Rinasit dikur, e solli koha, kjo është puna kolosale që është bërë. Për ekonominë dhe turizmin, siç e thashë edhe më parë, në nuk shohim ç’po ndodh sot, por se çfarë vjen nesër, për të rritur edhe kapacitetet e shkollave profesionale.
Lajm i bukur ishte shkolla e turizmit të Lozanës, njishi, sikur të vij këtu Franca të hapi shkollën e administratës publike, erdhi në Shqipëri dhe kur fëmijët të mbarojnë shkollën profesionale që ndodhet pas Pallatit me Shigjeta, do kenë diplomën e Lozanës. Detin e kemi pasur, malin e diellin i kemi pasur më përpara, por s’kemi pasur turistë. Por s’kemi akoma shërbimet që do e ngrenë shërbimin në nivele të larta që të na sjellin turistët. Do thonë ç’na duhet, bukë s’kanë, facebook kanë. Por kjo rrit turizmin, vjen dhe shpenzon, ato para i shërbejnë shqiptarëve, janë turistët ata që përfitojnë shërbime. Kemi 10 shkolla profesionale dhe 2 që janë në proces.
E rëndësishme është se po rinovohen dhe përmirësohen metodat e punës në arsimin profesional, inkurajuese është se ka rritje të interesit për shkollën profesionale dhe rritje të interesit për punë në shkollën profesionale.
Në fillim të vitit do publikojmë një faqe online për punonjësit shqiptarë jashtë vendit duke filluar në Itali dhe Greqi, ku do kenë të gjitha ofertat e punës në Shqipëri. Janë dy sektorë, ndërtimi dhe turizmi, do kenë të gjitha shërbimet dhe pagat njëlloj, me kontrata pune, paga, sigurime e me të gjitha. Pyetjet e argëtimit do i lëmë për vitin tjetër, sepse sot është shumë e gjatë”.
Qeveria do të mblidhet sot për të firmosur shpërblim për një pjesë të adminsitratës. E paralajmëroi kryeministri Edi Rama.
“Mbështetja e vazhdueshme e adminsitratës është kyçe. Kam parasysh mësuesit, mjekët e infermierët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e burgjeve për të cilët një vendim I ri do të dalë sot në mbledhjen e qeverisë”
Pak ditë më parë Shqiptarja.com paralajmëroi për mbledhjen e qeverisë dhe se po diskutohet që policët të shpërblehen me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Burimet bëjnë me dije se mbledhja do të jetë në orën 15:00
Një fokus në fjalën e tij të fundvitit, kryeministri Edi Rama e vendosi tek pensionistët. Rama tha se bonusi i pranverës do jetë i përhershëm. Kritika të ashpra kishte edhe për reformën e pensioneve të qeverisë Berisha, duke e krahasuar atë me skandalin e piramidave financiare.
Rama tha se reforma e pensioneve e ndërmarrë para vitit 2014 ka krijuar një sistem të padrejtë, ku pensionistët që kanë punuar të njëjtën punë dhe kanë po të njëjtat vite pune, marrin pensione të ndryshme. Ai theksoi se qeveria e kaluar shkatërruan sistemin e pensioneve dhe nuk e ngriti atë, duke trajtuar pensionet si lëmoshë dhe duke sabotuar sigurimet shoqërore.
Rama e cilësoi këtë si një padrejtësi historike dhe një brutalitet, duke theksuar se kjo ka pasur një efekt të ngjashëm me skandalin e piramidave. Rama tha se pensionistët nuk duhet t’ua falin këtë shkaktarëve, ndërsa theksoi se po përgatitet reforma e re e pensioneve.
"Jemi në kushte kur për shkak të rritjes kemi vendosur një volum financimi të pensionistet për fundvittin që do ishte i pamendueshëm vetëm disa vite më parë. Diskutimi është shumë, është pak, është diskutim tjetër. Nuk është asnjëherë shumë për askënd që futet në kategoritë për të cilat flasim, për pensionistët jo e jo. 100 mln euro bonus i fundvitit është një shumë që sot e kemi mundësinë duke u lehtësuar nga një barrë e madhe e viteve të rritjes ekonomike, që pensionistët nuk i kemi përfshirë dot në këtë rritje. Kjo është shenjë e kësaj dhe nga ana tjetër, fakti që kemi mundësinë të vendosim bonus të pranverës që do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin, është shumë domethënës. Përtej kësaj, jemi në një proces pune me partnerë dhe ekspertë për një reformë të re pensionesh. Jmei në kushtet kur kemi, sot dhe kushdo më pyeste, lëri të gjitha dhe gjej vetëm një pasqyrë ku të shoh çka qenë, ç’është dhe ç’mund të bëhet me qeverisjen e Shqipërisë. Do ti jepja pensionistët. Do ti jepja, jo një dy e tre, por një grup të cilët dalin në pension pas vitit të reformës në 2014 dhe grupin para 2014 dhe do ti tregoja pensionin për të njëjtën punë dhe të njëjtat vite pune. Mjek me 40 vite pune i dalë në pension para 2014 dhe pas 2014, me dy pensione të ndryshme i pari një pension afër të ulëtit, i dyti afër një pension rreth 600 euro.
Kush e ka qeverisur Shqipërinë me parë e shkatërroi me themel të gjithë sistemin demokratik të pensioneve, nuk e ngriti fare, shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë dhe duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë nuk ngjiteshe mbi atë tavan. Dhe mbi një numër pensionistësh të nxjerrë në pension që 40 e 45 vjeç kur u shkatërrua komplet struktura e vjetër e sistemit të kaluar dhe nuk u bë asgjë për të krijuar një sistem të ri. Sot i kërkohet me të drejtë qeverisë, se pse ka një disbalancë mes pensioneve të të njëjtës kategori për të njëjtat vite pune, ndërkohë që përgjigja është e thjeshtë por shumë e rëndë.
Nëse qeveria do ti trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri dhe Saliu nuk do jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Ata që vuajnë atë shëmti politike në kurriz të tyre, duhet të mos ia falin minimumi kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve jam i gatshëm t’ua jap, por besoj e dinë. Reforma që do konceptojmë do duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Ajo që është bërë me pensionistët, nga pikëpamja e padrejtësisë, pabesisë, brutalitetit është shumë e ngjashme me atë që është bërë më piramidat por me efekt në kohë dhe në formën e stresit me të gjithë ata që janë viktimë e asaj.
Të thuash që ju keni 11 vjet qeveri dhe akoma do thoni ata, patjetër do themi ata se sistemet e pensioneve ngrihen me shekuj dhe sistemet e pensioneve të ngritura së prapthi në çerekshekulli nuk mund të korrigjohen dhe kthehen së mbari për të gjithë në një dekadë. Bonuset janë një mundësi që pa prishur skemën, pa u hyrë në hak fëmijëve dhe pa u hapur të gjithë shqiptarëve një gropë të padukshme si ajo e Sudes, të mund t’i kompensojmë pensionistët", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se ka përfunduar instalimi i 216 laboratorëve smart në 200 shkolla të vendit, duke ofruar mundësinë që nxënësit, që nga klasa e parë, të hyjnë në botën e teknologjisë me kurrikula dhe metoda moderne. Objektivi është të rritet ky numër në 654 laboratorë për 615 shkolla, duke çuar në përfundimin e projektit me 970 laboratorë smart.
“Ne këtë vit kemi përfunduar jetësimin e 216 laboratorëve smart në 200 shkolla të vendit, ky qysh nga klasa e parë nxënësit futen në botën e teknologjisë me kurrikulat dhe metodat më të përparuara. Kemi objektivin që këtë numër ta çojmë në 654 për 615 shkolla. Është numri që na çon drejt përfundimit të projektit në një fazë të tretë ku do të kemi 970 laboratorë smart. S’do ketë nxënës që do bëjë hapat në arsimin parauniversitar që ti mungojë kjo mundësi për tu përgatitur për botën e re dixhitale”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit për shërbimet që qytetarët merrnin në sportelet apo zyrat e institucioneve.
Gjithashtu ai u shpreh se tani vendi është avangardë e sistemit teknologjik dhe të shërbimeve, sidomos me asistentin virtual, që tani edhe do përgjigjet fizikisht në shërbime dhe jo vetëm virtualisht.
Rama tha se e gjeti administratën rrugëve dhe gjithashtu ‘rrugët rrugëve’, me tenderë të zhvilluar për punime të pakryera dhe borxhe të trashëguara që kërkuan kohë për shlyerje.
Në fund ai përmendi edhe zhvillimin teknologjik apo hapin e fundit që i ka mbetur administratës në shërbime online dhe teknologjike, Kadastra. Duke e krahasuar të kaluarën si një epokë otomane ku për të marrë një shërbim duhej paguar ryshfet dhe energji, Rama tha se tani edhe Kadastra do të kthehet në shërbim avangardë, fal investimeve që do kryhen.
Kryeministri theksoi rëndësinë dhe transformimin e shërbimeve online, duke kujtuar se e-Albania tani ka 3 milionë e 250 mijë përdorues, që kanë kryer 9,9 mln shërbime dokumentare me vulë për qytetarët.
Fjala e Ramës për administratën, korrupsionin dhe shërbimet online:
“Tani kemi administratë e transformuar. Gjetëm një vend i zhytur në borxhe kur morëm detyrën, i zhytur në pluhur, një vend ku faktikisht vetëm larja e borxheve dhe kapja e ritmit të financimit të rrugëve që lanë rrugëve që ishin propaganduar si rrugë të mbaruara, që në fakt ishin vetëm tendera dhe kontrata të lidhura dhe siç e dini dhe na morën shumë kohë.
Sot jemi në një aspekt tjetër, nuk kemi pasur administratë me motivim dhe shërbim me dinjitet, por sot kemi një administratë fal transformimit, duke nisur nga shërbimet ku mbahej radha në shi e diell, ku paguhej edhe bakshish për certifikatë për certifikatë në Gjendjen Civile, tani e kemi me telefon, celular në xhep.
Do kemi dhe zhvillim tjetër domethënës, asistentin në e-Albania që i është përgjigjur 1 milion kërkesave e do kthehet në asistent me shkrim që jo vetëm do flasë, por edhe do bëjë shërbim. Është diskutuar me ekipin e inovacioneve të Microsoft dhe drejtuesve të AKSHI-t, e që ka bërë të mundur të jemi një nga vendet avangardë, në fushën e teknologjisë, bekim i kohës për vendet në zhvillim.
Reformim i administratës dhe shërbimeve. Kjo është edhe arsyeja pse Estonia ndryshe nga vendet e tjera si letonia dhe Lituania, që dolën nga ish-bashkimi Sovjetik, është një nga vendet avangardë në teknologji. Ndaj edhe ne kemi kaluar avangard, në një nivel të ri, edhe me asistentin virtual. Kemi pasur rritje të përdoruesve të e-albania, që ka arritur në 3 milionë e 250 mijë, me 9,9 milionë dokumente me vulë elektronike që dikur ishin radhë, ryshfete, kohë e humbur, shpenzime karburanti dhe energjish, për të marrë atë që sot e marrin në platformë dhe u vjen falas.
Lufta kundër korrupsionit është luftë për organizimin e shtetit, e gjithë sistemit shtetëror, dhe ajo #ka Shqipëria ka pasur problemin e saj të madh dhe tumorin e saj ka qenë korrupsioni për çdo gjë, çdo hap, çdo dokument. Sot jemi në epokë tjetër, ka mbetur edhe një hap tjetër për të ndryshuar epokën otomane, që është përfundimi i projektit për futjen e Kadastrës në këtë sistem të teknologjikë.
Një pjesë e saj është në sistem teknologjik, online, por ka një pjesë që nuk është dhe kemi angazhuar fonde të veçanta, sepse është punë komplekse dhe kërkon shumë njerëz që të vihen në dispozicion”.
Në vitin 2027, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s, një organizim që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke shënuar ardhjen e liderëve botërorë në kryeqytet. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal tek ky samit, por edhe ai Komunitetit Politik Evropian që do mbahet më 16 maj 2025. Sipas Ramës, kjo është një arritje që reflekton respektin dhe vlerësimin ndërkombëtar për Shqipërinë.
“Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë. Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje", u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama tha se samiti i NATO në Tiranë do të mbledhë të gjithë liderët që janë pjesë e kësaj aleance, përfshirë edhe presidentin e SHBA, pra Donald Trump. Përgatitjet për këtë samit kanë nisur, duke përfshirë inspektimin e infrastrukturës dhe logjistikës në bashkëpunim me NATO-n. Rama tha se pjesë e këtij samiti do jetë edhe presidenti i SHBA, pra Donlald Trump.
"E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicion tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet”, vijoi kryeministri.
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit, vlerësoi hapjen e negociatave për dy grupkapitujt, themeloret dhe marrëdhëniet me jashtë. Ai përgëzoi punën e qindra punonjësve të administratës shqiptare për përmbushjen me sukses të procesit të screening.
Një arritje tjetër e rëndësishme për këtë vit, sipas Ramës, është dalja e Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pas 29 vitesh. Kryeministri shprehu optimizmin se Shqipëria do të bashkohet me BE-në brenda kësaj dekade. Rama u ndal edhe tek Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tha se do të jepen 1 mld euro për të gjithë Ballkanin.
"Po e nis me çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, praktikisht të dy grupkapitujve shumë të rëndësishëm duke nisur që nga themeloret që janë grupi i grupeve dhe pastaj edhe marrëdhëniet me jashtë. Është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar, që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia do ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, me qindra e qindra punonjës të administratës, nuk do kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me screening.
Këtë vit, edhe ky është fakt domethënës, edhe pse nuk jam ndjekës i rregullt i lajmeve, nuk ka bërë bujën e duhur, Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Nuk jemi vend nën monitorim të plotë, por si gjithë ato vende që duam dhe do bashkohemi në BE brenda kësaj dekade. Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit. Jo vetëm një dialog i pandodhur më parë mes KE , vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritje si BE në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në periudhën sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 milidarë euro plus dhe kemi dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente të funksionimit të Europës së Bashkuar. Që nga 21 nëntori, falë planit të rritjes, shqiptarët në gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do kenë më asnjë komision ekstra për transfertat, se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e SEPA.
Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë të hapjes të hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Hapet në Tiranë si një sinjal kuptimplotë dhe si një vlerësim të Shqipërisë në hartën europiane", tha Rama.
AMAN O RAMA MBYLL DHE QEVERINE PER NJE VIT,,,,,SE NUK LATE LEK NE ARKEN E SHTETIT.. THYEN MIU KOKEN...
PërgjigjuFashizmi ska brire
Përgjigju