Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Berisha ka frikë për hallet e tij! Dyrmishi: Kim bëri arbitrin

Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Berisha ka frikë për hallet e tij! Dyrmishi: Kim bëri arbitrin

Të ftuarit në Studio Live, Report Tv

‘Dikur ishte  qokaxhi, po nga sot, si do jetë “fati” i SPAK?’ Të ftuarit në Studio Live në Report Tv e kanë parë pozitivisht zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e SPAK-ut. Të intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, juristja Brizida Gjikondi dhe eksperti i sigurisë Ajran Dyrmishi u shprehën se prezenca e Kim ishte e nevojshme, qoftë edhe si arbitër.

Për aktivisten Gjikondi, përzgjedhja e kreut të SPAK është një ndër çështjet më të rëndësishme. Dikur SPAK, sipas Gjikondit ishte thjesht “qokaxhi”.

Prokuroria e Posaçme ka qenë i infektuar, madje sipas juristes prezenca e Kim ishte aq i nevojshëm, madje po aq sa ka meritën për një proces cilësor.

“Ka shumë persona që u duket si pa rëndësi zgjedhja e kreut të SPAK-ut. Ka shumë rëndësi sepse po të heqin frymën e infektuar që ka pasur këto 3 vite SPAK-ut, i cili më shumë dukej si qokaxhi, që duhej të bënte që politikanët t’u dridheshin leqet, kjo e bën atë të rëndësishëm. Shyqyr që ishte Kim që bëri të mundur që kjo garë të përfundonte kështu siç përfundoi.- tha Gjikondi.

Për ekspertin e sigurisë, Arjan Dyrmishi, ambasadorja ishte aty për të garantuar se procesi ishte me integritet.

“Siç u takon ndërkombëtarëve që bëjnë arbitrin. Pra, ambasadorja ishe për të garantuar se procesi është me integritet. Dhe besoj se thelbi duhet të ishte ky, se çfarë e cenonte procesin.”- tha ai.

Të pyetur nëse politika ka frikë nga SPAK, dy të ftuarit ranë në një farë konsensusi.  

“Politika në Shqipëri është e udhëhequr nga qasja, loja e eliminimit të kundërshtarit dhe nga kjo pikëpamje palët politikë përpiqen të mos lënë vakum.- u shpreh ai.

“Ai ka frikë nga SPAK. Deklaratat e Berishës duhen parë nga pikëpamja e një njeriu që ka hall personal, në SPAK është Gërdeci, Klubi i Partizanit e shumë gjëra të tjera. (...)

SPAK mund të bëjë të mundur atë që s’ka bërë dot të mundur shqiptarët, të shpërbëjnë një klasë politike. Ka shumë frikë nga ai lloj SPAKU që se ka nën kontroll.’-tha Gjikondi.

Kush është Altin Dumani në sytë e një juristeje?

“Altin Dumani është një prokuror që gjatë gjithë karrierës ë tij ka pasur vetëm të bëjë në përputhshmëri me ligjin. Madje ndonjëherë e kam cilësuar edhe si sëpatë sepse është njeri që nuk ndikohet nga interesat e askujt. Po të shohësh se kush e ka votuar Dumanin sot e kupton se kujt ja ka bërë ysmetin politikës.”- tha Gjikondi.

Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 16/12/2022 20:23

    Dumami ne krye te SPAKUT duhet te bej ate qe Kraja nuk e beri per tre vjet.Vet sondazhet ne popull qe jane mbi 65% ,pro zgjedhjes se tij duhet ta motivojne qe ti sherbej ligjit dhe popullit te tij ,qe ka 30 bjet qe ne demokratur shef vetem padrejtesi dhe varferi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Policia sekuestron fishekzjarrë dhe kapsolla! Procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Policia sekuestron fishekzjarrë dhe kapsolla! Procedohet penalisht pronarja e subjektit