1736874732_nuredindumani.JPG

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë

Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”.

Dumani u shpreh:

“Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej”.

I pyetur nga avokatët se çfarë pseudonimesh ka përdorur në PIN-et e SKY ECC për të cilat tha se ka pasur disa, Dumani dha tre prej tyre.

“Covid 19”, “alkatraz” dhe “totorina” janë pseudonimet”, tha ai.

I arrestuari Enver Diva gjithashtu dha dëshmi në seancë, ku u shpreh se takoi në një rast dy biznesmenë dhe dy deputetë në lokal, që i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë e duam të vrarë.

Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!”, tha ai.

Por Nuredin Dumani kundërshtoi në sallë: 

“Nuk është e vërtetë kjo”, reagoi i penduari.


Lajmi kryesor:

'Plumbi i artë' në GJKKO/ Diva: Dy deputetët donin vrasjen e Talo Çelës, i dhanë çantën me lekë Dumanit! I penduari: S’është e vërtetë, SPAK-ut i dhashë kodet e mia në Sky dhe Matrix