Dumani u zgjodh në krye të SPAK, ambasada e SHBA: Do mbështesim luftën kundër korrupsionit! Prokuroria e Posaçme të tregojë se askush nuk është mbi ligjin

Dumani u zgjodh në krye të SPAK, ambasada e SHBA: Do mbështesim luftën kundër korrupsionit! Prokuroria e Posaçme të tregojë se askush nuk është mbi ligjin

1671200358_Screenshot2.png

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në reagimin e bërë thuhet se do të ketë mbështetje të vazhdueshme për Dumanin dhe SPAK-un në luftën kundër korrupsionit.

Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK. Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata”-thuhet në reagim.

Ndërkohë theksohet se SHBA do të përqendrohet në përparimin e Memorandumit të presidentit të SHBA, Joe Biden në luftën kundër korrupsionit duke mbështetur zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.

"Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi. Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin"-thekson SHBA.

Sipas SHBA-ve, është thelbësore që institucionet e drejtësisë të veprojnë pa favore dhe pa frikë ndaj personave që shkelin ligjin, duke i dhënë fund kështu pandëshkueshmërisë.

“Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar. Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore. Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si Kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë”- përfundon reagimi.


Lajmi kryesor:

Dumani në krye të SPAK, Berisha: Përplasja Kim-Rama tregoi se drejtësia nuk është e pavarur! Bardhi: Të qëndrojë larg politikës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni