Dumani në krye të SPAK, Berisha: Përplasja Kim-Rama tregoi se drejtësia nuk është e pavarur! Bardhi: Të qëndrojë larg politikës

Dumani në krye të SPAK, Berisha: Përplasja Kim-Rama tregoi se drejtësia nuk është e pavarur! Bardhi: Të qëndrojë larg politikës

Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë, kanë uruar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në reagimin e bërë pas konfirmimit të Dumanit në krye të institucionit, SHBA dhe BE theksojnë rëndësinë e SPAK në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të tregojë se askush nuk është mbi ligjin.

Nga ana e opozitës nuk ka asnjë urim për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Ka qenë deputeti i PD, Gazment Bardhi ai i cili reagoi i pari, duke kërkuar që Dumani të qëndrojë larg ndikimit të politikës edhe pse SPAK nuk është në lartësinë e duhur që i kërkon detyra.

Ndërkohë PD e Berishës nuk ka kursyer akuzat në reagimin e bërë pasi theksohet se procesi për zgjedhjen e Dumanit në krye të SPAK është i pabesueshëm sepse sipas tyre është njollosur që në nisje. Mes të tjerash, Rithemelimi thekson se ka pasur përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim për zgjedhjen e kryeprokurorit të SPAK, gjë që sipas mbështetësve të Berishës, tregon se drejtësia është e kapur.

"Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm.  Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur. SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare"-thuhet mes të tjerash në reagim. 

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e sotme duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, PD e Berishës: Përplasja Kim-Rama tregoi se drejtësia nuk është e pavarur, SPAK seksion i PS

Partia Demokratike e Sali Berishës ka reaguar pas zgjedhjes së Altin Dumanit si drejtues i SPAK. PD e Berishës shkruan se përplasja e ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për kreun e ri të SPAK tregoi se drejtësia është e kapur dhe procesi i zgjedhjes nuk është i pavarur.

"Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm.  Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur. SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare.

Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri dhe një ambasadore që bën rolin e guvernatores, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv, siç e kërkon një demokraci normale dhe funksionale. Me këto fakte të pakundërshtueshme, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste. Kujtojmë se SPAK nisi punën para 2 vitesh duke shpallur moskompetencën për dosjet famkeqe të blerjes së votave nga qeveritarët e lidhur me krimin ato 184 dhe 339 të cilat më pas ia përcolli Prokurorisë së Dibrës.  SPAK nuk hetoi krimin zgjedhor, i cili ne 9 vitet e fundit ka përcaktuar strukturën e shtetit. Me këtë akt SPAK dëshmoi se është vetëm një bisht i i diskretituar i qeverisë.

SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri", shkruhet në deklratë. 

Ora 18:17
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, ambasadorja e BE në Tiranë: E mirëpresim, duhet efektivitet nga SPAK për suksesin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka mirëpritur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Me anë të një reagimi në tëitter, ajo ka shprehur vlerësimin për punën e bërë nga Arben Kraja gjatë tre viteve, ndërsa tha se efektiviteti i SPAK është thelbësor në suksesin e Reformës në Drejtësi.

“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”- shkruan ambasadorja e BE në vendin tonë.

Ora 17:58
Dumani u zgjodh në krye të SPAK, ambasada e SHBA: Do mbështesim luftën kundër korrupsionit! Prokuroria e Posaçme të tregojë se askush nuk është mbi ligjin

1671200358_Screenshot2.png

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në reagimin e bërë thuhet se do të ketë mbështetje të vazhdueshme për Dumanin dhe SPAK-un në luftën kundër korrupsionit.

Ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për zgjedhjen si Kryeprokurori i ardhshëm i SPAK. Të tre kandidatët – zoti Dumani, Adnan Xholi dhe Edvin Kondili – janë shumë të kualifikuar dhe meritojnë respekt të plotë në përpjekjet e tyre. Presim me kënaqësi të punojmë ngushtë me të gjithë ata”-thuhet në reagim.

Ndërkohë theksohet se SHBA do të përqendrohet në përparimin e Memorandumit të presidentit të SHBA, Joe Biden në luftën kundër korrupsionit duke mbështetur zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.

"Për të çuar përpara Memorandumin e Presidentit Biden në Përcaktimin e Luftës kundër Korrupsionit si një Interes Thelbësor i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (qershor 2021), ne do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi. Presim me kënaqësi të mbështesim zotin Dumani dhe SPAK-un ndërsa ata vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin"-thekson SHBA.

Sipas SHBA-ve, është thelbësore që institucionet e drejtësisë të veprojnë pa favore dhe pa frikë ndaj personave që shkelin ligjin, duke i dhënë fund kështu pandëshkueshmërisë.

“Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kusht për anëtarësimin në BE, është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë gjithnjë krah popullit shqiptar. Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore. Vlerësojmë shumë zotin Kraja për udhëheqësinë dhe përkushtimin e tij si Kryeprokurori i SPAK. Ai vendosi themele të forta mbi të cilat pasardhësit e tij mund të ndërtojnë”- përfundon reagimi.

Ora 17:10
Dumani në krye të SPAK, Bardhi: Duhet të mbështetet dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës

1668193696_Bardhi.jpeg

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.

“Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës. Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë”, shkruan Bardhi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Studenti: 17/12/2022 04:23

    Nese eshte zgjedh me urdher te Rames mjere ky popull , te shohim a do beje drejtesi apo do sabotoje drejtesi

    Përgjigju
  • Drejtësia: 16/12/2022 19:24

    O Kokrra e kriminelit! Nuk të duron dot më njëri o plehrë, mbylle gojën o ligësir,do Zoti që ky të fillojë punën mirë edhe ti dhe ata shokët e tu të kalbeni në burg, atherë ajo ditë duhet shpall ditë feste kombëtare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni