Duma-Ramës: E ke në seancë psikoterapike të shfrysh me stërkalat e pështymës së përroit psikologjik! Me patronazhistët kthyet makthin e tmerrshëm të spiunimit

 

Deputetja e PD, Grida Duma i përgjigjet me gjuhë të ashpër kryeministrit Edi Rama duke i thënë se duhet të ketë durimin psikologjik të dëgjojë teksa flasin edhe të tjerët, jo të largohet nga Kuvendi.

Sipas saj, Rama e ka seancë psikoterapike që të shfryjë drejt PD, por kur ishte i ri synonte të bëhej pjesë e saj. Nuk hezitoi të thoshte që në PS ka njerëz të spikatur, jo kope siç i cilësoi Rama ata të opozitës. Sa i përket të dhënave personale, kujton patronazhistët e 25 prillit duke thënë se i kanë kthyer shqiptarët në kohën e komunizmit kur nuk dinin kujt t’i besonin se spiunoheshin.

"Ky kryeministri që iku bën mirë që herë pas herë, të ketë durimin psikologjik të dëgjojë minimalisht pjesën më të madhe se tha herën tjetër që do ju vendos gjobë juve. Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë dhe ju drejtua të gjithëve si kope.

Tha ADN-ja juaj e budallëkut, tha ju të pakulturuarit, ju jeni rrezik kulturor. Unë i përkas një partie të djathtë dhe jam krenare. Në një parti të djathtë, koncepti i kopesë nuk ekziston dhe jemi çliruar nga kjo.

Patjetër që në një parti të majtë është trashëguar kopeja, nuk është  e ndershme kjo për një vend demokratik të vazhdoni ta trashëgoni si mendësi se në fakt më shumë i bën dëm vendit mendësia se ekonomia. Gjithsesi, kam një arsye pse nuk i drejtohem nga vendi, megjithëse ai e tejkalon se e kuptoj që e ka seancë psikoterapike të drejtohet këtej dhe të shfryjë me stërkalat të pështymës së përroit psikologjik të vetit sa herë që i drejtohet asaj partie në të cilën instinktivisht, kur ishte i ri donte të ishte aty, të ishte tek e reja.   

Ju e keni mësuar këtë popull që të jesh i mirë dhe i edukuar, do të jesh idiot. Unë nuk besoj që në PS ka kope dhe njerëz të cilët janë kope, besoj se ka individë të spikatur, të mirë siç ka dhe njerëz që e përdorin keq.

Besoj tek zgjedhjet individuale që do e çojnë përpara këtë vend. Ka kaluar jo shumë nga 25 prilli, patronazhistët. Ju do të votoni privatësinë kur kthyet makthin e tmerrshëm të spiunimit nga kudo. Një mik i imi tha që është kaq e zhurmshme kjo Shqipëria e politikës sa të hapësh dritaren, ka ndërtuar ky që iku dhe dëgjon se si komshiu, të gjithë dëgjojnë zhurmë në vesh, akustikë në mendje, e dinë se kush i përket socialistëve, aq shumë u bë e modës çështja e patronazhistëve.

Ne duhet të ndërtojmë një parti që ka mendim, një klasë politike që nuk ka pronar, i përket secili vetvetes dhe kur të jeni ju këtu, të thoni më fal që kthyem spiunazhin, pjesën më të keqe të shoqërisë shqiptare. Nuk dinim kujt ti besonim në komunizëm se spiunonim, nuk dimë kujt ti besojmë sot", tha Duma.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin