Duro prezantohet te Kukësi: E di që këtu trajnerët shkarkohen shpesh, por e mora përsipër rrezikun

Shpëtim Duro është prezantuar sot zyrtarisht para mediave dhe opinionit sportive si trajneri i ri i Kukësit nën shoqërinë e drejtorit Nderim Nexhipi. Për këtë aventurë të re takniku 59-vjeçar fillimisht është shprehur:

"Është një kënaqësi të marr drejtimin dhe falënderoj drejtuesit dhe presidentin Gjici për besimin ndaj meje. Pozitive është që është fillimi i kampionatit. Kjo është pozitive për një trajner, për projektin e tij, për gjithë sezonin.

Më tej Duro e pranoi faktin se kohët e fundit te Kukësi ndërrimet e shpeshta të trajnerëve kanë qenë jo normale, por gjithsesi ai ka pranuar ta marrë përsipër këtë rrezik. I pyetur në vijim se përse ka pranuar të drejtojë verilindorët Duro u përgjigj:

“Janë disa skuadra kryesore si Partizani, Kukësi që nuk refuzohen. Projekti dhe objektivat, skuadra cilësorë që ka, këto më binden të pranoj ofertën.”

Trajneri kryeqyetetas i cili ka një karrierë të lidhur gjatë me klubin e Partizanit fillimisht si lojtarë dhe më pas si trajner nuk mundi t’I shpëtonnte një pyetje në lidhje me rivalitetin me klubin e kuq, që sezonin e fundit u shpallën kampion të shqipërisë.

“Kam punuar te Partizani dhe jam rritur atje, por jemi profesionistë. Nuk e mohoj të shkuarën, por tani do të bëj të pamundurën për të ndihmuar Kukësin që të arrijë objektivat.”

Në fund Duro ishte në sinkron me drejtorin Nexhipi përsa I përket merkatos duke deklaruar se novojiten edhe 2-3 blerje për të patur të plotë grupin për sezonin e ri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku