10 mijë euro ishin paguar për vrasjen e parandaluar sot në Durrës, ku një person u tentua që të vritej nga tre persona të cilët njiheshin nga policia si persona me precedent penal.
Sipas policisë, ngjarja është konstatuar në afërsi të Fabrikës së Tullave në Maminaz, ku është identifikuar mjeti tip Benz, me xhama të zinj, me targa gjermane HTB564, me drejtues Gazmend Dervishi dhe pasagjerë Dritan Nikolla dhe Bruno Shehu.
Efektivat e Policisë i kanë bërë me shenjë që të ndalojnë, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Ata e kanë ndjekur për rreth 30 min deri sa kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të personave që ndodheshin në mjet.
Kjo bëri që të parandalohej edhe vrasja me pagesë, ku objekt i saj ishte një i ri në Manëz.
Deri tani ende nuk është zbardhur identiteti i personit që ka kontaktuar 3 personat e përfshirë në këtë ngjarje, megjithatë ekspertët e policisë kanë nisur marrjen në pyetje të personave që sot u arrestuan dhe pritet që të dalin detaje të tjera rreth kësaj vrasje të parandaluar.
Po ashtu, policia nuk ka dhënë zyrtarisht identitetin e objektivit të vrasjes së parandaluar me pagesë.
Aksioni për parandalimin e vrasjes me pagesë ëhstë organizuar nga policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com