Një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia e saj në Durrës. Denoncimi në Polici është bërë nga e ëma e vajzës 15 vjeçare.

Sipas policisë 15-vjeçarja me iniciale E.S banuese në Durrës është larguar nga shtëpia e saj në datën 21 qershor rreth orës 12: 00 , ndërsa denoncimi nga e ëma me iniciale N.S  është bërë një ditë më vonë.

Policia e qytetit të Durrësit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të largimit të vajzës dhe për identifikimin e vendodhjes së saj.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)