DURRES - Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri pas një sherri që ka ndodhur mesditën e sotme, pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave në qytetin e Durrësit.

Dy të plagosurit janë Myslim Verdha, i cili njihet si Donald Verdha 22 vjeç dhe Amarildo Çekini 22 vjeç.

Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se Donal Verdha është futur në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirugjikale kurse Amarildo Çekini ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


durres, plagosje, polici
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Sipas të dhënave të para mësohet se të rinjtë janë përleshur me njëri-tjetrin, fillimisht me grushta dhe më pas kanë nxjerrë armët e zjarrit. Dyshohet se sherri mund të ketë lindur për shkak të lëndëve narkotike pasi sipas policisë të rinjtë njihen si përdorues droge.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa të rinj në komisariat për të marrë dëshmitë e tyre, pasi dyshohet që në konflik të jenë përfshirë edhe persona të tjerë. Ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë.

(eç/shqiptarja.com)