Durrës, 3 ditë pa ujë të pijshëm
UKD: Shkak ndërprerja e energjisë 

Durrës, 3 ditë pa ujë të pijshëm<br />UKD: Shkak ndërprerja e energjisë 
DURRES-Sezoni turistik po afron, por Durrësi sërish është pa ujë të pijshëm.

Prej më shumë se tre ditë qyteti bregdetar i Durrësit vuan për ujë të pijshëm. Kjo situatë është e përsëritur thuajse çdo muaj që qytetarët e Durrësit nuk furnizohen me ujë për një periudhë 2-3 ditore. Ajo që më shumë i  shqetëson qytetarët është edhe penalizimi që mund t’u ndodh gjatë sezonit veror. Në drejtorinë e ujësjellësit është i njëjti arsyetim si gjithnjë, shkaktari po i njëjti, OSHEE ka ndërprerë dritat.
 
“Ka qenë një koordinim i punës midis nesh dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ata kanë pasur disa remonte të energjisë elektrike, dhe me këtë rast meqë është stakuar stacioni i pompimit “fushë kuqe”, ne kemi gjetur mundësinë që të bëjmë disa ndërhyrje në rrjet për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe për mirëmbajtjen e tubacionit ekzistues. Këto punë po bëhen gjatë kësaj kohe pikërisht që të jemi të përgatitur gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm që nuk e komprometojmë por kemi bindjen se situata do të jetë më mirë se vitet e tjera”, tha Gerald Dautaj.
 
Por një problem shumë i madh mbetet edhe rrjeti i amortizuar i qytetit ku si pasojë e avarive të shkaktuara ndodh shpesh ndërprerje e ujit.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë të mirëseardhura nga ana e drejtorisë së ujësjellësit sepse duke i hedhur fajin OSHEE ata kanë gjetur mundësin për riparime në zona të ndryshme, por kjo gjë nuk është njoftuar nga ana e tyre që qytetarët të marrin masa për mungesa të tilla të ujit. Është bërë refren se do të ndërtohet një ujësjellës i ri me investim të Bankës Botërore, por kjo gjë ka mbetur në mendjen e premtuesve. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament