Në pranga ka përfunduar Grisild Lleshaj,ndërkohë e mitura me iniciale S.M është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugorë”.
Njoftimi i policisë:
Policia e Durrësit arreston në flagrancë dy shtetas dhe ndalon tre të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Grisild Lleshaj 21 vjeç, banues në Mamurras.
Më datë 13.12.2017, në aksin rrugor Sukth-Maminas, ka aksidentuar n shtetasen këmbësore me Iniciale S.M. 7 vjeçe, banuese në Shijak, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor " parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com






