Në pranga kanë rënë Mohir Lala, 24 vjeç, Lutfi Loca 48 vjeç dhe Klajdi Arifaj 29 vjeç, të tre banues në Durrës.
24- vjeçari Lala është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 4 vite burg për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Ndërkohë Lutfi Loca është dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje. Edhe 29- vjeçari Klajdi Arifaj, është i dënuar me 20 ditë burg për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasve në kërkim:
• Mohir Lala 24 vjeç, banues në Durrës.
•Lutfi Loca 48 vjeç, banues në Durrës.
•Klajdi Arifaj 29 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të shtetasit M.Lala, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasit L.Loca, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasit K.Arifaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com











