DURRES- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari të theksuara kriminale në drejtim të krimit të organizuar në Itali, është arresuar ditën e sotme nga policia e Durrësit.
47-vjeçari, Ramazan Jashari, banues në Shijak, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata italiane në 13.06.2013, dhe ëhstë dënuar me 23 vjet burg. Jashari është dënuar për veprën penale të pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim shitjen e lënëdëve narkotike.
Po kështu, Ramazan Jashari, ishte shpallur në kërkim edhe nga Interpol Tirana.
47-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Itali për vuajtjen e dënimit, pasi të kryhen procedurat sipas ligjit në fuqi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com