DURRËS – Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë,shtetasin Bernard Kapiti, 33 vjeç, banor i lagjes nr.5. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, bënë të ditur burimet zyrtare, gjatë kontrollit të territorit përgjatë natës, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një videokamera, një telefon celular dhe një mbështjellëse. Në brendësi të së cilës ndodheshin 18 qese të vogla plastike te mbushura me pluhur ngjyrë kafe që për nga karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike të llojit heroinë.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë shtetasi në fjalë i hodhi ne toke sendet e mësipërme dhe tentoi t’i largohej shërbimeve. Pas kapjes, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe dy qese të tjera me lëndë narkotike. Në total, 156.40 gramëve lëndë narkotike. Krahas saj, u sekuestrua edhe një automjet dhe 3 telefona celularë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)