Durrës, Beqaj certifikon vullnetarët
që shërbyen në zonën e plazhit
Ditën e djeshme u mbajt një ceremoni përmbyllëse për punën e vullnetarëve të qendrave së emergjencave civile në Durrës. Gjithashtu gjatë ceremonisë u bë dhe shpërndarja e certifikatave për infermierët dhe mjekët vullnetarë që shërbyen në zonën e plazhit të Qarkut të Durrësit gjatë stinës së Verës.
DURRËS- Ditën e djeshme u mbajt një ceremoni përmbyllëse për punën e vullnetarëve të qendrave së emergjencave civile në Durrës. Gjithashtu gjatë ceremonisë u bë dhe shpërndarja e certifikatave për infermierët dhe mjekët vullnetarë që shërbyen në zonën e plazhit të Qarkut të Durrësit gjatë stinës së Verës.
Ceremonia u organizua në ambientet e Kavalishencës nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ky i fundit deklaroi se “qendra vullnetare e emergjencave civile është një vlerë e shtuar”, ndërsa theksoi edhe masat që ndërmori ministria që drejton për mbarëvajtjen dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor gjatë sezonit turistik të verës, ku përfshihet dhe ngritja e këtyre qendrave të përkohshme. Ministri gjithashtu e konsideroi sezonin veror “si pjesë në të cilët të gjithë operatorët duhet të japin kontributin e tyre”.
“Ky kontribut i ekipeve të vullnetarëve të angazhuar është i lavdërueshëm dhe do të merret edhe në sezonin e ardhshëm në konsideratë.”-shtoi Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ndërsa drejtori i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, Nebi Muçaj vuri theksin tek bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë që, sipas tij, ofroi mundësinë për kryerjen e mbi 1012 shërbimeve në të gjithë plazhin. Nga këto të fundit, sipas të dhënave të Muçaj, 12 janë shpëtime jete, 229 pickime nga insektet, 174 helmime, 170 mjekime plage, 292 vizita, 123 injeksione, si dhe më shumë se 100 transporte drejt urgjencës së Durrësit.
Në fund të ceremonisë përmbyllëse u shpërndanë dhe certifikatat për vullnetarët që shërbyen gjatë sezonit turistik.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02