DURRËS - Në qytetin bregdetar të Durrësit ka startuar festivali Ballkanik i fëmijëve “Fest Loja” . Ky festival mbledh grupet e fëmijëve nga të gjitha shtetet ballkanike dhe me gjerë, që përfshin veprimtari sportive dhe artistike, duke evidentuar vlerat e lojërave popullore dhe valleve folklorike të vendeve përkatëse.
Në Durrës ky aktivitet kulturor organizohet për herë të 10 dhe për disa ditë do të prezantohen vlerat e rralla të folklorit dhe traditat e trevave që përfaqësojnë grupet e ardhura nga i gjithë Ballkani.
Këtë vit në Durrës kanë mbërritur grupet e fëmijëve nga Kosova, Bullgaria, Rumania, Mali i zi, Bosnjë Hercegovina, Turqia, Maqedonia, por mungon grupi i fëmijëve nga Serbia. Në aktivitet janë prezantuar vetëm fëmijët e minoritetit serb që jeton në Kosovë.
Organizatorët pohojnë se shtetit serb i është dërguar si çdo vit ftesa për të qenë pjesë e këtij festivali ballkanik, por në momentet e fundit ata kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival i cili realizohet në Shqipëri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO