DURRES- Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi iu sekuestruan 2 kallëpë tritoli. Ndalimi i Agron Shatës është bërë gjatë një kontrolli të rastësishëm pasditen e djeshme.

Ai u ndalua te Ura e Dajlanit dhe gjatë kontrollit iu gjetën 2 kallëpe tritoli të vendosura në një qese. Policia e Durrësit ka ndaluar 37 vjeçarin dhe po e merr në pyetje për të mësuar mbi këtë ngarkesë.  Në qese u gjet dhe fitili me të cilin shpërthem tritoli.
(sg/shqiptarja.com)